10 ARSYE PËRSE DUHET TË IZOLONI PJESËN E JASHTME TË SHTËPISË TUAJ ME LESH GURI MINERAL

By xhulio
April 22, 2022

Eksperti ynë rezidencial Benoit Thiry flet për arsyet e rritjes së kërkesës për sistemet e izolimit të jashtëm.

 

Duke ofruar një kombinim të shkëlqyeshëm të sigurisë nga zjarri, rehatisë akustike, të energjisë kosto-efektive, si dhe pamjes së jashtme mahnitëse; e bën të kuptueshme pse sistemet e izolimit të mureve të jashtme po rriten në popullaritet nëpër shtëpitë Evropiane.

 

Më poshtë janë 10 arsye që i bëjnë këto produkte të Knauf Insulation për izolimin e jashtëm kaq tërheqëse.

 

1. VENDOSJA SI PRIORITET I SIGURISË NGA ZJARRI

Çështja e parë kritike çdo pronari shtëpie është ajo e zjarrit. Produktet e jashtme të Knauf Insulation me lesh guri mineral janë jo të djegshme. Kjo do të thotë se nuk ekziston rreziku i përhapjes së zjarrit dhe ata arrijnë klasifikimin më të lartë të mundshëm të reagimit ndaj zjarrit të Euroklasës A1, duke ofruar siguri për pronarët e shtëpive.

 

2. SIGURIMI I REHATISË AKUSTIKE

Ashtu sikurse dritaret moderne ofrojnë izolim më efektiv të zërit si kurrë më parë, leshi mineral i gurit Knauf Insulation mund të ofrojë zgjidhjet më të mira të izolimit për muret bazë. Falë strukturës së fibrave që bllokojnë zhurmën, nivelet e zërit të jashtëm mund të reduktohen deri në 10 dB, gjë që përceptohet nga veshi i njeriut si përgjysmim i zhurmës. Kjo do të thotë se zhurma shqetësuese e trafikut apo punët e bezdisshme të ndërtimit jashtë shtëpisë reduktohen në një zhurmë të padallueshme.

 

3. RUAJTJA E NGROHTËSISË GJATË DIMRIT

Sistemet e jashtme të izolimit janë shumë efektive në ruajtjen e ngrohtësisë brenda shtëpive. Në vend që të lejojë që nxehtësia të depërtojë në mure dhe të zhduket në pjesët e jashtme, Leshi mineral i gurit siguron një pengesë në formën e një mbështjellëse të ngrohtë që kontribuon në masën termike, si një shtresë veshjeje, për të mbajtur nxehtësinë aty ku i takon, brenda objektit. 

 

4. RUAJTJA E FRESKISË GJATË NJË VERE TË NXEHTË

Leshi mineral i gurit gjithashtu ofron një pengesë të një niveli shumë të lartë kundër nxehtësisë së jashtme. Gjatë muajve të nxehtë, sistemet e izolimit që përdorin Leshin Mineral largojnë në mënyrë efektive nxehtësinë dhe rrezatimin e drejtpërdrejtë të diellit në muret e shtëpive, duke siguruar që pjesa e brendshme të mbetet e freskët dhe e rehatshme.



 

5. ULJA E FATURËS SË ENERGJISË

Muret mund të jenë përgjegjës për deri në 35% të humbjeve të nxehtësisë në një shtëpi të paizoluar. Një sistem izolimi i jashtëm me lesh mineral guri jep një kontribut të rëndësishëm në reduktimin e këtyre humbjeve që do të thotë se nevojitet më pak energji për të ngrohur një shtëpi, duke kursyer para.

 

6. REDUKTIMI I KARBONIT

Ulja e përdorimit të energjisë për të ngrohur ose ftohur një shtëpi falë sistemit për muret e jashtme të izoluar nga faktorët meteorologjik redukton gjurmën e karbonit të ndërtesës.

 

7. PËRMIRËSIMI I PAMJES

Instalimi i një sistemi izolimi të jashtëm me lesh mineral guri ofron gjithashtu avantazhin e sigurimit të mbrojtjes efektive kundër agjentëve atmosferik për muret ekzistuese - duke rritur jetëgjatësinë e tyre - si dhe duke përmirësuar në mënyrë të dukshme pamjen e ndërtesës. 

 

8. KURSIMI I HAPËSIRËS

Aplikimi i izolimit të jashtëm shmang nevojën për të kryer punime të brendshme, e cila siguron ruajtjen maksimale të hapësirës së jetesës brenda.

 

9. NDIHMON NË “FRYMËMARRJEN” E SHTËPISË

Izolimi i murit të jashtëm Knauf Insulation me leshguri mineral lejon që i gjithë sistemi të 'marrë frymë' që do të thotë se nuk ka rrezik të kondensimit brenda izolimit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në shtëpitë e vjetra ku lagështia është e pranishme në mure. Ndryshe nga produktet e tjera izoluese,leshi mineral i gurit nuk bllokon rrugën e lagështisë duke e detyruar atë të përhapet.

 

10. SHMANGIA E SHQETËSIMIT PËR BANUESIT

Instalimi i sistemit të izolimit të murit të jashtëm është një proces i thjeshtë që kryhet shpejt dhe me efikasitet. Nuk ka asnjë shqetësim për ata që jetojnë brenda ndërtesës.

 

Company news
Qytet i gjelberuar

Përfitimet e Çative të Gjelbra për Mjediset Urbane

Ndërsa qytetet vazhdojnë të rriten dhe të urbanizohen, mjedisi urban përballet me sfida të shumta, nga ndotja e ajrit dhe temperaturat e larta deri te përmbytjet dhe reduktimi i biodiversitetit. Një zgjidhje inovative dhe e qëndrueshme për këto sfida është instalimi i çative të gjelbra. Këto çati, të mbuluara me bimësi dhe shtresa të posaçme të tokës, ofrojnë një sërë përfitimesh për qytetet dhe banorët e tyre. Këtu po rendisim disa prej përfitimeve të çative të gjelbra për mjediset urbane:

23.08.2024
arbanner6.png

KRENAR TË NXJERRIM RAPORTIN "UDHËTIMI I QËNDRUESHMËRISË: PIKAT KRYESORE TË 2023"

Kemi kënaqësinë të njoftojmë nisjen e "Udhëtimit të Qëndrueshmërisë: Pikat kryesore të 2023".

Ky raport tregon arritjet tona të strategjisë së qëndrueshmërisë duke u fokusuar në sigurinë, angazhimin e punonjësve, dekarbonizimin dhe ekonominë rrethore. Gjithashtu thekson se si iniciativat tona të kërkimit, burimeve dhe rinovimit të vitit 2023 po e vendosin efikasitetin e energjisë në zemër të ndërtesave më të mira

07.02.2024