Projekti Papafingoja Ime ekzistonë tashmë 10 vite. Deri më tani kemi pasur mundësinë të shohim, drejtpërdrejtë ose përmes fotove dhe videove që morëm, shumë shtëpi dhe apartamente në të cilat është bërë përshtatja e papafingos dhe është bërë izolimi i kulmit të pjerrët. Ka variacione të panumërta, secili shembull është specifik në vetvete, ashtu siç është tregimi në vetvete secila papafingo.
Dikush ka mjaft hapësirë dhe para, kështu që ai do të vendosë sistemin e plotë të rekomanduar LDS (kombinim i leshit prej guri dhe qelqi dhe dy fleta), dikush vendos një fletë dhe lesh guri, disa të tjerë vendosin vetëm lesh xhami … Të gjithë kanë nevojat e veta dhe kjo është në rregull – për sa kohë që ajo zgjidhje ofron përfitimin e dëshiruar.
Ne patëm mundësinë të shohim (për fat të mirë jo shpesh) në papafingo që si izolim kanë vendosi disa materiale që s’e kanë vendin aty – variacione të ndryshme të materialeve artificiale bazuar në masë plastike. Ndonjëherë kjo është me rekomandimin e mjeshtërve (!), ndonjëherë zgjidhja e vetme e mundshme (shpesh jo shumë më e lirë se sa pritej), kurse shpesh herë si mungesë e informimit, si nga pronarët e ndërtesave ashtu edhe nga mjshtërit.
S’ka rëndësi arsyeja, ne në vijim do të sqarojmë edhe një herë përse leshi mineral është zgjidhja e vetme për papafingon tuaj.
1. Zgjidhje e përhershme
A e dini se në muajt e verës në çati temperatura mund të arrijë deri në 80°C (për çatitë me llamarinë dhe mbi 100°C)?
Leshi mineral prej guri dhe qelqi janë materiale të përhershme, dimensionet dhe forma e të cilave nuk ndryshojnë nën ndikimin e temperaturave të larta. Çdo material i papërshtatshëm në temperatura të tilla do të fillojë të shkrihet! Nëse në çatinë tuaj ka izolim që nuk është lesh mineral – kontrolloni pas verës së nxehtë vere nëse ekziston akoma.
Për më tepër: leshi mineral është rezistent ndaj kimikateve dhe mikroorganizmave, dhe mbi të gjitha ato janë të jetëgjatë! Sa më gjatë të zgjasë objekti, po aq edhe ata, dhe pastaj mund të riciklohen. Çfarë mund të dëshironi më shumë nga një material ndërtimi.
2. Stabiliteti i nxehtësisë në verë
Kur flasim për izolimin termik, së pari mendojmë për dimrin dhe izolimi nga të ftohti. Sidoqoftë, ata që jetojnë në një papafingo të paizoluar ose të izoluar në mënyrë jo të përshtatshme (shiko nën 1), janë të vetëdijshëm se çfarë “ferri” mund të jetë në një papafingo e tillë gjatë verës.
Epo, këtu hynë në skenë leshi mineral prej guri, të cilin ne ju rekomandojmë për vendosjen midis brirëve për një arsye. Për shkak të dendësisë më të lartë, leshi i gurit është më i vështirë për tu ngrohur, më gjatë e ruan nxehtësinë dhe më vonë e lëshon atë në hapësirë se sa materialet tjera izoluese termike, parandalon mbinxehjen e hapësirës së banimit dhe mban një temperaturë të rehatshme.
Dhe tani ju pyesni: Po në lidhje me leshin mineral prej qelqi? – funksionon ngjashëm me lshin e gurit, por ka vetëm një dendësi më të ulët, kështu që rekomandimi ynë i parë për pozicionin midis brirëve është megjithatë – leshi prej guri.
3. Cilësi më e mirë e ajrit
Të dy, edhe leshi prej guri dhe prej xhami janë lesh mineral, për shkak se lëndët e para prej të cilëve prodhohen (shkëmb vullkanik, rërë dhe lesh xhami), janë minerale.
Shtesë: Leshi mineral për izolimit Knauf Insulation për papafingo prodhohet me teknologji unike dhe të patentuar ECOSE, bazuar në materiale të biodegradueshme. Çarë do të thotë kjo për ju? Kjo teknologji ka fituar mirënjohje të shumta në të gjithë botën, por ne jemi më krenarë për certifikatën Eurofins Gold – dëshmi se hapësira ku leshi ynë minerale është instaluar kanë cilësi të lartë të ajrit të brendshëm!
Ose mund ta përkthejmë- Leshrat minerale me teknologji Ecose nuk kanë emetim të dëmshëm në hapësirë (e cila për fat të keq ndodh pothuajse me të gjitha gjërat rreth nesh – qilima, mobilje, por mbi të gjitha ajo erë karakteristike e “sendeve të reja” – në të vërtetë erë formaldehidesh, avullim jo shumë e këndshme.)
Kjo është arsyeja pse leshrat minerale ngjyrë kremi në çati (vetëm leshi i teknologjisë ECOSE ka ngjyrë krem, sepse nuk ka ngjyra artificiale) janë mjaft të sigurta kur është në pyetje cilësia e ajrit në hapësirë.
4. Papafingoja frymon
Si ndiheni kur vishni rroba pambuku ose leshi, dhe si kur vishni një maicë sintetike ose mushama? Epo, pikërisht kjo vlenë edhe për shtëpinë tuaj – përveç funksionit themelor, ajo nuk duhet të jetë shumë e ftohtë ose shumë e nxehtë, dhe rrobat duhet të marrin frymë, domethënë, por të na mundësojnë të marrim frymë.
Pse është e rëndësishme për shtëpinë?
A e dini se një person prodhon 400 ml avull uji gjatë ditës – vetëm me frymëmarrje? Shumëzojeni atë me numrin e anëtarëve të familjes. Dhe ku është këtu gatimi, bërja dush, tharja e rrobave? I gjithë ky ujë duhet të dalë diku, apo jo? Në qoftë se nuk del lagështia atëherë ne hyjmë në një cikël: kondensim, lagështi, myk dhe kërpudha, njollat, kollitje, astma dhe bronkit ….
Edhe leshi prej guri edhe ai prej qelqi janë materiale fibroze dhe të përshkueshme – lejojnë që avulli i ujit të rrjedhë pa probleme dhe pa rrezik për kondensim, të del nga hapësira. Kjo vlen për leshin e çatisë dhe leshin e fasadës. Dhe, më falni, kam harruar t’ju pyes, çfarë lloj izolimi keni në fasadë?
5. Fleksibilitet
Leshi i gurit dhe leshi i qelqit janë materiale fleksibile. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, materiali ngjitet, përshtatet dhe plotëson të gjitha boshllëqet, gungat dhe vrimat kur vendoset mes brirëve (ne e dimë se sa gjëra e vrazhda dinë të jenë të pasakta dhe largësia mes brirëve jo precize) – sepse çdo pjesë e pa izoluar, qoftë edhe 1 cm – paraqet një “urë të ftohtë” – një vend ku energjia “rrjedh” si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.
Kjo është arsyeja pse leshi i gurit zakonisht pritet 1-2 cm më i gjatë se gjerësia e bririt – kur vendoset në hapësirën midis brirëve të zgjatet mirë dhe të “fle” në atë hapësirë dhe ta mbushë atë.
Kjo është pothuajse e pamundur me ndonjë lloj tjetër izolimi që është i ngurtë dhe i rrumbullakët – dhe pasi të pritet, kjo është e gjitha- ata nuk mund të përshtaten me hapësirën dhe lënë zgavra të shumta, nuk fiksohen, ose bien nga brirët kur montohen.
6. Siguri
Leshi i gurit dhe i qelqit janë material i pandezshëm. Çfarë do të thotë në të vërtetë: temperatura e zjarrit, gjegjësisht zjarri, është 600°C, leshi i gurit shkrihet në 1000°C, dhe ai i qelqit në mbi 700°C, që do të thotë as njëra as tjetra nuk do të ndezen dhe shkrihen në rast të zjarrit, dhe kështu nuk do të kontribojë në zgjerimin e zjarrit.
Zakonisht mendohet dhe flitet për zjarret pas ndonjë tragjedie, kurse me parandalimin rrallë merremi. Këtu janë disa fakte të tjera:
- ne e kalojmë 90% të kohës tonë në ndërtesa
- 90% e zjarreve ndodhin në ndërtesa
- mjaftojnë vetëm 3 minuta që zjarri të kaplon tërë dhomën!
- një numër i madh i zjarreve përhapet në tërë objektin përmes strukturës së çatisë (veçanërisht në bërthamat urbane ku objektet janë të përngjitura)
- > 50% e njerëzve pësojnë në zjarr nga helmimi me tym helmues, jo nga flaka
Sa i përketë kësaj të fundit – leshi mineral prej guri dhe qelqi nuk shkrihet dhe nuk lëshon tym toksik gjatë zjarrit.
Të gjitha më lartë japin arsye të mjaftueshme për të menduar mirë kur ndërtoni ose rinovoni – dhe nëse do të përdorni materiale të ndezshme ose jo të ndezshme, si në fasadë ashtu edhe në ndërtimin e çatisë.
7. Izolim nga zhurma
Diçka ndoshta edhe mund të thuhet për zjarret, por për zhurmën si ndotës dhe problem serioz në zonat urbane – pothuajse nuk flitet asgjë.
Zhurma është një problem që shqetëson të gjithë , dhe rrallëherë merren njerzit me të. Nëse e ndërtoni ose rinovoni hapësirën tuaj të jetesës, mos harroni këtë aspekt.
Leshi i gurit dhe qelqit janë materiale fibroze, duke i bërë ato absorbues të shkëlqyeshëm të zhurmës, kështu që tingulli mbetet “i bllokuar” midis fibrave dhe krijon mbrojtje akustike në ambiente të zhurmshme.
Me lesh mineral në konstrukcionet e çatisë, zhurma e jashtme do të ulet ndjeshëm.
Si gjithmonë, Papafingoja Ime dhe ekipi i bashkëpunëtorëve në këtë projekt janë këtu për t’iu përgjigjur të gjithë dilemave tuaja në lidhje me materialet izoluese në papafingo.
Ne kemi dashur të ju japim disa shembuj të zakonshëm të situatës aktuale të çative në Maqedoninë Veriore që ta keni më lehtë të krahasoni rastin tuaj dhe të përcaktoni se cili sistem LDS ju përshtatet.
Izolimi zakonisht bëhet një herë në jetë. Pra, bëjeni siç duhet.