NËNSTRUKTURA MBAJTËSE – PROFILI VERTIKAL DHE/OSE HORIZONTAL
Roli i nënstrukturës është që të mbajë shtresën e jashtme të fasadës dhe të transferojë ngarkesën e erës në strukturën mbajtëse Struktura mbajtëse është ngjitur mekanikisht në murin mbajtës, në të gjitha aspektet sipas udhëzimeve të prodhuesit të fasadës
TERMOIZOLIMI – LESHI MINERAL KNAUF INSULATION
Vendosim pllakat e leshit mineral pranë njëra tjetrës pa lënë boshllëqe midis tyre. Fiksojmë secilën pllakë të paktën më një upë në mes të saj. Përdorni upa posaçërisht të projektuara për fasada të ventiluara. Lloji, gjatësia dhe mënyra e instalimit të upave sipas rekomandimeve të prodhuesit. Rekomandimi ynë është upa model DH.
MEMBRANA E PËRSHKUESHME NGA AVULLI DHE E PAPËRSHKUESHME NGA UJI
Metoda moderne e ndërtimit rekomandon përdorimin e membranave të përshkueshme nga avujt e ujit dhe të papërshkueshme nga uji. Të dizenjuara posaçërisht për fasadat e ventiluara, këto membrana rritin rezistencën nga uji dhe qëndrueshmërinë nga rrezet UV (për veshjen e fasadave me nyje të hapur) si dhe rezistencën ndaj rrjedhës së ajrit përgjatë sipërfaqes së pllakës, veçanërisht në ndërtesat e larta dhe ndërtesat ku parashikohen rryma të forta. ajri në hapësirën e ventilimit).
Në rastin kur nënstruktura mbështetëse është vendosur para instalimit të membranës, atëherë mebrana pritet dhe vendoset vertikalisht midis profileve dhe sipër leshit mineral, me drejtimin nga poshtë lart. Nëse instalimi i nënstrukturës është planifikuar më vonë, membrana mund të vendoset edhe horizontalisht mbi leshin mineral, gjithashtu nga poshtë lart. Mbivendosja e mebranave duhet të jetë të paktën 10 cm, dhe të ngjiten me shiritin ngjitës të integruar si dhe me shirit ngjitës universal shtesë në pjesën e jashtme. Gjithashtu, është e nevojshme të shtohen upa shtesë përmbi membranë, me dy upa për pllakë, sipas skemës W. Numri i rekomanduar i upave që vendosen mbi mebranë është të paktën 5 copë / m2, dhe në zonat e skajeve të rritet numri për shkak të rrymave më të forta të erës.
Zgjedhja e membranës dhe shiritit ngjitës varen nëse finitura e fasadës ka nyje të mbyllura ose të hapura:
Për finiturat e fasadës me nyje të mbyllura ne përdorim membranat Homeseal LDS 0.04 FixPlus dhe shirit ngjitës Homeseal LDS Solifit-1
- Për finiturat e fasadës me nyje të hapura ne përdorim membranat Homeseal LDS 0.02 UV FixPlus dhe shirit ngjitës Homeseal LDS Solifit-UV - të dy produktet rezistente ndaj rrezeve UV
HAPËSIRA E VENTILIMIT
Gjerësia e hapësirës së ventilimit është të paktën 2 cm (në të gjitha aspektet sipas rekomandimeve të prodhuesit të fasadave).
Roli i kësaj shtrese është që të eliminojë avujt e ujit nga ndërtesa, si dhe ujin që mund të depërtojë nëpër nyjet e veshjes së fasadës.
Në verë, ajo parandalon depërtimin e nxehtësisë në brendësi të ndërtesës, dhe në dimër është një izolues termik shtesë.
(Image legeng: Kisa-shiu; Sloj za ventilaciju-hapësira e ventilimit; sunce-dielli; spolja- jashtë; unutra-brenda; fasadna obloga-feshja e fasadës; protok toplote-rrymat e nxehtësisë; para-avulli; nosiva konstrukcija-struktura mbajtëse)
SHTRESA E JASHTME DEKORATIVE – VESHJA E FASADËS
Përcakton pamjen vizuale të ndërtesës dhe mund të përbëhet nga: qelqi, mermeri, guri, alucobondi, me nyje të hapura ose të mbyllura.
Roli i kësaj shtrese është të mbrojë nga dielli, shiu dhe ndikimet e tjera atmosferike.
Gjithashtu kjo shtresë merr dhe i transmeton strukturës mbështetëse ngarkesën e krijuar nga era si dhe i jep fasadës së ndërtesës një estetikë autentike.