Knauf Insulation pambuku mineral me ECOSE® Technology
Çka është ECOSE® Technology?
ECOSE® Technology është një teknologji inovative e lidhësit pa formaldehid të shtuar, e bazuar kryesisht në materialet që ripërtërihen shpejtë në vend të kemikaleve në bazë të naftës. Për prodhimin e pambukut mineral me ECOSE® Technology nevojitet më pak energji se sa për prodhimin melidhësin tradicional.
ECOSE® Technology është zhvilluar për izoluesin nga pambuku mineral qelqor dhe pambuku mineral guror, por ofron përparësi të njëjta potenciale edhe për produktet e tjera ku zëvendësimi i lidhësit do të paraqiste avantazh.
Si funksionon ECOSE® Technology në prodhimin e pambukut mineral?
Me anë të shndërrimit të bio-materialeve në polimer inert në kuadër të procesit të mbrojtur, ECOSE® Technology përdoret për krijimin e një lidhësi jashtëzakonisht të fortë i cili i lidh fibrat e pambukut mineral.
Ky zbulim revolucionar shkencor eliminon formaldehidin dhe fenolin nga lidhësi tradicional i cili përdoret në industri të ndryshme, duke përfshirë edhe industrinë e pambukut mineral.
ECOSE® Technology – teknologjia inovative tani edhe në prodhimin e pambukut mineral guror
Pas aplikimit të saj të suksesshëm në prodhimin e pambukut mineral qelqor prej vitit 2009, Knauf Insulation prej datës 1 janar 2016 e fut ECOSE® Technology edhe në prodhimin e pambukut mineral guror.
Knauf Insulation produktet nga pambuku mineral me ECOSE® Technology nuk u ngjajnë izolimeve të tjera – ato janë me ngjyrë dheu braon, e cila është fituar pa shtimin e ngjyrave artificiale, pigmenteve apo akrileve. Njëkohësisht, ato edhe më tutje i kombinojnë në mënyrë unike karakteristikat izoluese termike dhe akustike, si dhe karakteristikat mekanike me klasën më të lartë të reagimit ndaj zjarrit – A1 (materialet e padjegshme).
- Niveli më i lartë i qëndrueshmërisë
Për shkak të përmbajtjes së lartë të lëndëve të para të ricikluara, lidhësit i cili harxhon më pak energji në prodhimin e tij dhe nuk ka formaldehid të shtuar, pambuku mineral me ECOSE® Technology kontribuon në përmirësimin e qëndrueshmërisë së përgjithshme të ndërtesave në të cilat është instaluar.
- Ndërtimi i gjelbër
Knauf Insulation produktet nga pambuku mineral kontribuojnë në rejtingun e përgjithshëm të objekteve në sistemet e rejtingut të aplikuara më së shumti të ndërtimit të gjelbër(LEED dhe BREEAM). Pambuku ynë mineral me ECOSE Technology e përmirëson më tej kategorizimin e objekteve – me montimin e pambukut mineral Knauf Insulation fitohen pikat shtesë fal lidhësit të biodegradueshëm pa formaldehid(ECOSE Technology) - “Indoor Air Quality (LEED i BREEAM)” dhe “Rapidly renewable materials (LEED)”.
- Cilësia e ajrit të brendshëm
Pambuku ynë mineral guror është shpërblyer me certifikatën Indoor Air Comfort Gold Standard Certificate si pjesë e Eurofins Indoor Air Comfort Gold standardeve të testimit dhe programit certifikues – që do të thotë se pambuku mineral guror me ECOSE Technology kontribuon në cilësinë e përmirësuar të ajrit të brendshëm në hapësirat ku është instaluar.
- Inovativiteti
Teknologjia e lidhësit tonë, ECOSE® Technology, është një ndryshim revolucionar në industrinë e materialeve izoluese.
- Më i lehtë për përdorim
Lidhësi në bazë të materialeve bio i bën produktet tona më të buta, dhe për këtë arsye edhe më të lehta për manipulim, prerje dhe montim.
- Era
Pambuku ynë mineral me ECOSE® Technology e ka erën neutrale, për shkak se nuk përmban formaldehid të shtuar.
- Çmimi
Është mbajtur çmimi i njëjtë për Knauf Insulation produktet nga pambuku mineral të gjeneratës së re me ECOSE® Technology.
- Impianti prodhues
Prodhimi i Knauf Insulation pambukut mineral me ECOSE® Technology në të gjitha fabrikat tona në mbarë Evropën është certifikuar me standardet kyçe internacionale nga seria ISO:
- ISO 9001:2008 Sistemi i menaxhimit të cilësisë,
- ISO 14001:2007 Sistemi i menaxhimit për mbrojtjen e mjedisit jetësor
- OHSAS 18001:2007 Sistemi për menaxhimin e mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë
- EN ISO 50001:2011 Sistemet për menaxhimin e energjisë.
- Ekspozimi në vendin e punës
Pambuku ynë mineral guror me ECOSE® Technology është prodhuar pa shtimin e formaldehidit.
- Pajtueshmëria me standardet evropiane dhe nacionale
Duke kaluar në prodhimin me ECOSE® Technology, ne e fusim gjeneratën e re të pambukut mineral në procesin e ndërtimit dhe vendosim themelin për nivelin më të lartë të qëndrueshmërisë së fondit tonë të ndërtimit.
Produktet tona kanë karakteristika të avancuara në krahasim me pambukun mineral tradicional Knauf Insulation, dhe njëkohësisht janë në përputhje me të gjitha standardet e kërkuara evropiane dhe nacionale për izolimin nga pambuku mineral, si dhe me grupin e standardeve ISO të Sistemit të menaxhimit të cilësisë.
Impiantet tona prodhuese janë certifikuar me standardet nga seria ISO.
Produktet tona me ECOSE Technology i posedojnë këto certifikata:
- CoCoP – Certifikata për qëndrueshmërinë e performacave, në pajtim me Rregulloren për Produktet e Ndërtimit të Parlamentit Evropian dhe Këshillit 305/2011/EU, konfirmon se të gjitha dispozitat në lidhje me vlerësimin dhe verifikimin e performacave të përshkruara në aneksin ZA të standardit EN 13162:2012+A1:2015 janë zbatuar nën sistemin 1, si dhe që karakteristikat kyçe të reagimit ndaj zjarrit për produktet i përmbushin të gjitha kërkesat e parapara të cekura më lartë.
- DoP – Deklarata e karakteristikave është pjesë kyçe e Rregullores për Produktet e Ndërtimit. Çdo produkt i ndërtimit i cili i takon standardit të harmonizuar evropian duhet të ketë Deklaratën e karakteristikave dhe duhet të jetë i certifikuar me shenjën CE.
- EUCEB – paraqet konfirmimin e trupit të pavarur me të cilin garantohet se produktet i përmbushin kriteret për materialet jokancerogjene, gjegjësisht, për materialet që nuk janë të dëmshme për shëndetin.
Çka është pambuku mineral me ECOSE® Technology?
Knauf Insulation pambuku mineral i destinuar për izolim është prodhuar nga lëndët e para të cilat gjenden në natyrë me bollëk dhe/ose nga lëndët e para të ricikluara, ndërsa fibrat e tij janë të lidhura me përdorimin e bio-teknologjisë pa shtimin e formaldehidit, fenolit, akrilit, si dhe pa shtimin e ngjyrave artificiale dhe pigmenteve.
Çka është ECOSE Technology?
ECOSE Technology është një teknologji inovative e lidhësit pa formaldehid të shtuar, e bazuar në materialet që ripërtërihen shpejtë në vend të kemikaleve në bazë të naftës. Në prodhimin e lidhësit me ECOSE Technology përdoret më pak energji se sa në prodhimin e lidhësit tradicional, dhe për këtë arsye realizohet ndikimi më i vogël negativ në mjedisin jetësor. ECOSE Technology është zhvilluar për izolimin nga pambuku mineral qelqor dhe pambuku mineral guror, por ofron përparësi të njëjta potenciale edhe për produktet e tjera ku zëvendësimi i lidhësit do të paraqiste avantazh.
Si funksionon ECOSE Technology?
Me shndërrimin e bio-materialeve në polimerinert në kuadër të procesit të mbrojtur, ECOSE Technology përdoret për krijimin e një lidhësi jashtëzakonisht të fortë.
Çka është lidhësi?
Lidhësi ECOSE Technology ka funksion të njëjtë sikurse lidhësi në bazë të fenol-formaldehidit tek produktet konvencionale nga pambuku mineral; ai i lidh fibrat duke siguruar njëkohësisht fortësinë, jetëgjatësinë dhe elasticitetin të kërkuar nga industria e materialeve izoluese. Ky zbulim revolucionar shkencor e eliminon formaldehidin dhe fenolët që gjenden në lidhësit tradicional të cilët përdoren në proceset e ndryshme industriale.
Cilët janë përbërësit e kësaj bio-materie??
Në bazën e këtij lidhësi të ri gjendet amidoni bimor, i cili shndërrohet në polimer inert gjatë procesit të prodhimit të pambukut tonë mineral.
A është pambuku mineral me ECOSE Technology më i shtrenjtë?
Jo. Knauf Insulation ofron një spektër të gjerë të produkteve të veta me ECOSE Technology me çmim të njëjtë të cilin e kaedhe pambuku ynë mineral, duke i siguruar karakteristikat më të mira të produkteve me çmim të njëjtë.
Si mund ta dalloj pambukun mineral të prodhuar me ECOSE Technology?
Produktet veçohen për nga ngjyra dhe paketimi. I prodhuar me ndihmën e teknologjisë së re, pambuku mineral veçohet me ngjyrë dheu braon. Brendi dhe logo iECOSE Technology shihen qartë në paketimin transparent i cili përdoret për pambukun mineral të prodhuar me ECOSE Technology dhe shërben që ju të jeni plotësisht të sigurt se produkti i zgjedhur Knauf Insulation nuk përmban formaldehid të shtuar, por as akrilet, fenolëtdhe ngjyrat artificiale të shtuara.
A është ngjyra braon vetvetiu ngjyrë natyrale?
Po. Ngjyrat artificiale, pigmentet apo zbardhuesit nuk janë shtuar. Ngjyra dheu braon lajmërohet gjatë procesit të prodhimit të pambukut mineral.
Çka nënkuptoni me shprehjen “më i lehtë për manipulim”?
Pambuku i ri mineral është më i lehtë për përdorim sepse është më i butë në prekje, gjithashtu nuk ka erë dhe përmban më pak pluhur, si dhe prehet më lehtë.
Ju thoni se pambuku i ri mineral është më i butë në prekje dhe se përmban më pak pluhur në krahasim me pambukun mineral tradicional.
A është edhe më tej e domosdoshme mbrojtja nga irritimi i lëkurës gjatë punës me të?
Po. Meqenëse pambuku i ri mineral hyn në kategorinë e produkteve izoluese nga pambuku mineral për të cilin janë të nevojshme masat e kujdesit, mbrojtja paraprake është e mirëpritur. Pajisjet standarde mbrojtëse nënkuptojnë mangë dhe pantallona të gjata, doreza të punës dhe në disa raste, syzat mbrojtëse dhe maskën për përdorim të njëkohshëm (të gjitha këto janë theksuar edhe në paketimet në formë të piktogramit).
Përse janë produktet e prodhuar me ndihmën e ECOSE Technology më të qëndrueshme në krahasim me produktet standarde të disponueshme?
Të gjitha produktet Knauf Insulation janë vetvetiu të qëndrueshme – përmbajnë përqindje të lartë të materieve të ricikluara dhe të ripërtërishme dhe gjatë përdorimit kursejnë me qindra herë më shumë energji se sa nevojitet për prodhimin e tyre. Produktet me ECOSE Technology ofrojnë nivelin edhe më të lartë të qëndrueshmërisë për shkak se:
- prodhohen nga lëndët e para të cilat gjenden në natyrë dhe/ose nga lëndët e para të ricikluara, ndërsa fibrat e tyre janë të lidhura me përdorimin e bio-teknologjisë pa shtimin e formaldehidit, fenolëve, akrileve, ngjyrave artificiale dhe pigmenteve;
- kontribuojnë në kualitetin më të mirë të ajrit brenda hapësirave në krahasim me pambukun tradicional mineral sepse nuk përmbajnë formaldehid apo fenol të shtuar;
- kanë përparësi shtesë për shkak të përdorimit të lidhësit të ri, i cili harxhon edhe deri në 70% më pak energji në prodhimin e tij në krahasim me lidhësit tradicional, dhe për këtë arsye zvogëlon ndikimin negativ në mjedisin jetësor;
- është zvogëluar emisioni i materieve të dëmshme gjatë prodhimit dhe ekspozimi i punëtorëve në vendin e punës, ndërsa qëndrueshmëria e përgjithshme e ndërtesave në të cilat përdoren produktet me ECOSE Technology është e përmirësuar;
- janë konkurrent për nga çmimi me pambukun tonë mineral tradicional, duke lehtësuar transformimin e tregut në drejtim të ndërtimit më të qëndrueshëm.
Përse është zgjedhur ECOSE Technology, nëse produktet ekzistuese konsiderohen si të qëndrueshme?
Qëndrueshmëria ka të bëjë edhe me avancimin e vazhdueshëm dhe zhvendosjen e kufijve teknik. Konsiderojmë se gjithmonë ekzistojnë mundësitë për përmirësime. Ky përparim i madh është pasojë e programit tonë intensiv pesëvjeçar të hulumtimit dhe zhvillimit me qëllim që ta plotësojmë dëshirën tonë që konsumatorëve tanë t’ju sigurojmë produkte inovative të cilat do t’i përmbushin nevojat në rritje të tregut për materialet e qëndrueshme ndërtimore – edhe me përkushtimin e tërë kompanisë sonë për qëndrueshmërinë më të madhe në të gjitha aspektet e afarizmit tonë.
Çka është formaldehidi dhe ku gjendet?
Formaldehidi është gaz helmues pa ngjyrë, me erë të rëndë. Megjithatë, formaldehidi, në sasi minimale, mund të gjendet edhe në zyre, automobilin tuaj apo në shtëpi. Druri i përpunuar të cilin e përdorim në shtëpitë tona edhe në mobile lidhet me rrëshirë në bazë të formaldehidit. Në automobilat tanë, uretani dhe plastika e përpunuar përdoren si komponentët që e përmbajnë formaldehidin si elementin përbërës kryesor. Madje edhe fibrat sintetike në veshjet sportive përmbajnë formaldehid gjatë procesit të prodhimit të tyre.
A është formaldehidi i rrezikshëm?
Për shkak të përdorimit të gjerë, toksicitetit dhe avullueshmërisë, ekspozimi ndaj formaldehidit është një çështje e rëndësishme kur flasim për shëndetin e njeriut. Bashkimi Evropian e ka klasifikuar formaldehidin në substancat të cilat paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut për shkak të ndikimeve potenciale kancerogjene, por në lidhje me të cilat nuk ekzistojnë të dhënat e duhura për të bërë një vlerësim të kënaqshëm.Formaldehidi është klasifikuar në elemente potenciale kancerogjene për shëndetin e njeriut nga ana e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor të SHBA-ve (EPA). Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor, formaldehidi mund të shkaktojë lotimin e syve, djegie në sy dhe fyt, neveri dhe frymëmarrje të vështirësuar tek njerëzit që ishin të ekspozuar ndaj veprimit të tij mepërqendrim të lartë (më shumë se 1.0 njësi në një milion). Përqendrimet e larta mund të shkaktojnë sulm astmatik tek njerëzit të cilët vuajnë nga astma.
Çfarë domethënie ka shprehja “nuk përmban formaldehid të shtuar”?
Shprehja „nuk përmban formaldehid të shtuar” nënkupton se formaldehidi nuk përdoret në prodhimin e elementit lidhës për këto produkte dhe se ai nuk shtohet në asnjë moment gjatë procesit të prodhimit. Lidhësi i ri me ECOSE Technology nuk është prodhuar me shtimin e formaldehidit ose kemikaleve nga të cilat prodhohet formaldehidi. Sikurse pambuku mineral rinfuz është pa formaldehid të shtuar, tani edhe pambuku i ri mineral gjithashtu nuk përmban formaldehid të shtuar. Mosshtimi i formaldehidit gjithashtu nënkupton se nuk ka as emisione të formaldehidit nga lidhësi gjatë procesit të prodhimit të izolimit, qoftë në mjedisin e jashtëm, qoftë në ambientin e mbyllurtë punës.
Përse është më mirë të përdoren produktet që nuk përmbajnë formaldehid të shtuar?
Edhe pse numri i madh i testimeve të iniciuara nga laboratorët e pavarur profesional në shumë shtete ka treguar se produktet nga pambuku mineral janë burim i papërfillshëm i formaldehidit në ndërtesa dhe për këtë arsye nuk paraqesin rrezik për të punësuarit dhe për punëtorët që merren me montimin apo për shfrytëzuesit e objekteve, përdorimi i ECOSE Technology do ta eliminojë formaldehidin nga zinxhiri i furnizimit dhe do të rrisë besimin në përdorimin e pambukut mineral.
A kontribuon formaldehidi në karakteristikat e përmirësuara të produkteve izoluese nga pambuku mineral?
Jo, formaldehidi nuk kontribuon në karakteristikat termike apo akustike, por as në cilësinë e produkteve nga pambuku mineral.
Çfarë janë karakteristikat e pambukut mineral me ECOSE Technology në krahasim me pambukun mineral tradicional?
Gjatë testimit në pajtim me standardet izoluese, siç janë EN 13162 dhe ASTM C665, pambuku mineral qelqor dhe guror me ECOSE Technology kanë karakteristika të njëjta sikurse produktet tradicionale nga pambuku mineral qelqor dhe guror Knauf Insulation, por kanë përparësi shtesë pasi që janë më të lehtë për manipulim. Gjithashtu, disa produkte nga portofoli i ri i fabrikës në Surdulicë do të kenë karakteristika të përmirësuara.
Nëpër çfarë testimesh kanë kaluar produktet nga pambuku mineral Knauf Insulation me ECOSE Technology?
ECOSE Technology është zhvilluar gjatë pesë viteve të hulumtimit dhe zhvillimit dhe së pari është futur në pambukun mineral qelqor në vitin 2009. Gjatë kësaj kohe, produktet i janë nënshtruar vlerësimit të gjerë dhe rigoroz për të përcaktuar ndikimin e tyre në mjedisin jetësor dhe pranueshmërinë e përdorimit. Testimi ka treguar se produktet me ECOSE Technology i përmirësojnë edhe karakteristikat tashmë të shkëlqyeshme të produkteve konvencionale nga pambuku mineral. Sikurse tek te gjitha produktet Knauf Insulation,edhe produktet e reja janë në përputhje me standardet e vlefshme (regjionale dhe ndërkombëtare), siç janë standardet e mbrojtjes shëndetësore dhe standardet e mbrojtjes në punë të certifikimit të cilësisë për produktet nga pambuku mineral dhe shenjës CE për Evropën, si dhe kriterit ‘Underwriters Laboratories’ (UL) dheGREENGUARD™ në Amerikën Veriore.
Cila është garancia e produkteve nga pambuku mineral me ECOSE Technology?
Garancia është e njëjtë sikurse për produktet tona konvencionale nga pambuku mineral qelqor dhe guror.
Çka nënkuptoni me shprehjen „me jetëgjatësi të përmirësuar“?
Me kalimin e kohës, pambuku mineral qelqor me ECOSE Technology ka performancë më të mirë në dekomprimimin e produkteve në krahasim me pambukun mineral tradicional. Kompaktësia e produkteve nga pambuku mineral me ECOSE Technology është shumë më e mirë në krahasim me pambukun mineral tradicional e të gjitha dendësive; humbja e fortësisë tërheqëse tek pambuku mineral qelqor me ECOSE Technology me kalimin e kohës është shumë më e vogël në krahasim me pambukun mineral tradicional, veçanërisht tek produktet me dendësi më të vogël. Testet e plakjes së pambukut mineral guror me ECOSE Technology kanë treguar rezultate më të mira në krahasim me pambukun mineral guror tradicional.