Fasada kontaktuese

FASADA KONTAKTUESE

Muri i jashtëm, si një nga elementet ndërtimore të cilat e përbëjnë objektin, realizon mbrojtjen termike të objektit me qëllim që t’i mbrojë shfrytëzuesit e objekteve nga nxehtësia e pamjaftueshme ose e tepruar, nga ndikimet atmosferike, nga depërtimi i erës, pluhuri dhe ajri i ndotur.

Gjithashtu, detyra e këtij muri është edhe të krijojë kushtet e rehatshme të qëndrimit, përkatësisht të ofrojë akumulimin e mirë të nxehtësisë në mënyrë që ndjenja e rehatisë mos të ndërpritet për shkak të ndryshimit të papritur në regjimin e ngrohjes ose për shkak të ndryshimit të papritur të temperaturës së jashtme.

FASADA KONTAKTUESE

MURI FRYMON – PËRSHKUESHMËRIA NGA AVULLI 

Sa herë keni dëgjuar: e kemi bërë izolimin e shtëpisë, i kemi zëvendësuar dritaret e vjetra me dritaret e reja, PVC, me mbyllje hermetike të shkëlqyer, e kemi pritur sezonin e ngrohjes dhe pastaj shoku: në muret janë paraqitur myku dhe vrugu!

Si është e mundur kjo?

Ndoshta pyetja më e rëndësishme është – a mund të shmanget kjo?

Sigurisht, nëse e zgjidhni pambukun mineral guror si material izolues, përmes mureve, edhe përkundër montimit të sistemit të fasadës do të jetë i mundur difuzioni i avullit të ujit - siç thuhet tek ne, muret “marrin frymë”.

Pambuku guror e ofron këtë mundësi - si për objektet ekzistuese, ashtu edhe për ato të reja.

 

zid-izolacija-3d-tekst.jpg

 

KOMFORI TERMIK

Pambuku mineral guror është izolues superior termik.

Falë strukturës së materialit, porozitetit të hapur, ky material na mundëson që të kemi komforin termik në shtëpi si gjatë dimrit (e mban nxehtësinë brenda shtëpisë), ashtu edhe gjatë verës (parandalon hyrjen e nxehtësisë në shtëpi).

Dihet që komfori termik varet kryesisht nga trashësia e izolimit të montuar - rekomandohet montimi i pambukut guror me trashësi prej 12 cm në fasadë për objektet e reja dhe minimum 8 cm për objektet ekzistuese.

KOMFORI AKUSTIK

Për zërin e pakëndshëm i cili depërton nga jashtë mendojmë vetëm atëherë kur e dëgjojmë në dhomë.

Nëse tashmë e kemi bërë izolimin është vonë për përmirësime.

Por, nëse e zgjidhni pambukun guror për izolimin e mureve të fasadës, ju nuk duhet të mendoni për këtë, sepse përveç izolimit termik ju merrni edhe mbrojtjen akustike, me shpenzime të njëjta.

Fqinji i zhurmshëm dhe zhurma e automjeteve nga rruga nuk do të jenë më problem. Ju mbetet vetëm të kënaqeni në këndin tuaj të ngrohtë dhe të qetë të shtëpisë.

ZGJIDHJE E PËRHERSHME

Sa kohë mund të zgjasë një sistem i fasadës?

Përgjigja është se ai do të zgjasë derisa të jenë në funksion të gjitha elementet e fasadës kontaktuese (materiali izolues, ngjitësit, llaçi i fasadës, ...).

Nëse e zgjidhni pambukun mineral guror për izolim, ju nuk duhet të kujdeseni për qëndrueshmërinë e tij!

Pambuku guror si material natyral është fituar me shkrirjen e gurit, i cili, siç e dimë të gjithë, është material jetëgjatë dhe nëse është montuar në mënyrë të duhur, zgjatë aq sa edhe vetë objekti.

FATURAT MË TË ULTA PËR NGROHJE DHE FTOHJE

I keni hedhur të gjitha në letër dhe ju duket që investimi është tepër i kushtueshëm.

Provoni të bëni një llogaritje të re: llogaritni sa keni paguar për ngrohje gjatë muajve të dimrit.

Me montimin e izolimit cilësor nga pambuku guror me trashësi, për shembull, 10 cm, shpenzimet tuaja do të zvogëlohen për minimum 50%!

Shumëzoni këtë kursim në nivel mujor me 12 muaj dhe pastaj me p.sh. 5 vite dhe do të shihni se ky investim shpaguhet praktikisht vetëm përmes kursimeve!

Dhe, mos i harroni as përparësitë e tjera të cilat i keni fituar (mbrojtja akustike, klima e shëndosh në dhomë, fasada e padjegshme, muret marrin frymë, jetëgjatësia).