Gjithçka që doni të dini rreth izolimit me pambuk mineral

By Knauf
December 21, 2020

GJITHÇKA QË DONI TË DINIT RRETH IZOLIMIT ME LESH MINERAL

Tashmë e dimë të gjithë se një izolim cilësor është i domosdoshëm për një jetesë të rehatshme dhe të shëndetshme në banesat tuaja, si dhe jetëgjatësinë e tyre. Pavarësisht kësaj, ka shumë paqartësi dhe pyetje që ju ndani çdo ditë me ne, përmes postës elektronike, telefonit apo rrjeteve sociale. Ndër vite, ne i kemi mbledhur dhe grupuar sipas tematikave të gjitha pyetjet tuaja, duke filluar nga ato më të përgjithshme deri tek ato më specifike dhe të detajuara, si dhe përgjigjet për to. Gjithçka është përgatitur për ju nga inxhinierët tanë të mbështetjes teknike.
Në vijim, ju ftojmë të lexoni pyetjet dhe përgjigjet e plotësuara dhe të përditësuara, në lidhje me gjithçka që keni dashur të dini për izolimin me leshin mineral :)

Seksioni 1: Informacion i përgjithshëm në lidhje me materialet, çmimet dhe pikat e shitjes

1. Përse është leshi i gurit më i mirë se polisteroli?

Leshi mineral, qoftë xhami apo guri, si një material izolues ndërtimi, merret nga lëndë të para natyrore, guri ose xhami dhe përbëhet nga një seri fibrash të ndërthurura (tek leshi i gurit janë më të shkurtra, tek lesh i xhamit pak më të gjata). Struktura fibroze ju lejon të 'kapni' një sasi të madhe ajri brenda vetë produkteve - dhe ajri është izoluesi më i mirë! Ndryshe nga disa materiale të tjera, vetitë e leshit të gurit dhe xhamit janë të qëndrueshme dhe nuk ndryshojnë me kalimin e kohës.


Përveç faktit që ai ka një funksion termoizolues, leshi i gurit është gjithashtu një izolues akustik. Ndryshe nga polisteroli, leshi mineral është një material jo i djegshëm ndaj vetëm fasadat me lesh guri mund të trajtohen dhe klasifikohen si sisteme fasadash jo të djegshme.


Një tjetër veti e fasadës me lesh guri është përshkueshmëria e avullit, muret me lesh "marrin frymë", d.m.th. ato lejojnë të dalë avulli nga brendësia, veti e cila përmban një avantazh shumë të rëndësishëm në krahasim me llojet e tjera të materialeve izoluese termike (p.sh. polisteroli paraqet 30-40 herë më shumë rezistencë ndaj kalimit të avujve të ujit në krahasim me leshin e gurit).


2. Sa është çmimi i leshit për metër katror (materiali dhe instalimi)?

Kjo është ende një nga pyetjet më të shpeshta, por nuk mund t'i jepet një përgjigje e vetme, sepse varet nga shumë faktorë:

• A është prej lesh guri apo lesh xhami?
• Për çfarë qëllimi ju nevojitet produkti dhe cila është trashësia që duhet të instalohet? Ka ikur koha kur leshi izolues shitej ‘me kilogramë’, sot gjëja më e rëndësishme është të dini se ku duhet të instalohet leshi, kështu që në bazë të kësaj do t'ju rekomandohet një produkt që ka karakteristikat e nevojshme pikërisht për atë që ju nevojitet.
Pasi të jeni njohur me këto parametra, ne ju drejtojmë tek një nga pikat e autorizuara të shitjes ku do të merrni një ofertë konkrete.

3. Sa është çmimi i leshit të fasadës për metër katror (materiali dhe instalimi)?

Lesh i gurit është vetëm një nga komponentët e sistemit të fasadave kontaktuese; ka gjithashtu kollë, grafiato, si dhe elementë të tjerë shoqërues (rrjeta, upat, profilet, këndore, pikore etj). Duke pasur parasysh këtë, ne do të përpiqemi të japim një përgjigje të përafërt: për fasadën termike FKD-S me trashësinë e pllakës së izolimit 10 cm, çmimin e sistemit, përfshirë “skelerinë dhe krahun e punës“- domethënë, me punimet e përfshira, është afërsisht 25-30 euro/m2. Gjithsesi, duhet të keni parasysh që nuk është e leverdisshme të jepni vlerësime të përgjithësuara mbi çmimin, sepse çmimet varen nga prodhuesi i zgjedhur i kollës dhe grafiatos, përvojës së ustait, llojit dhe kompleksitetit të objektit, sipërfaqes, vendndodhjes dhe të tjera.

4. Në cilin vend në qytetin tim mund të blej lesh guri /xhami Knauf Insulation?

Në faqen tonë të internetit, ka një seksion kërkimi ku mund të gjeni të gjitha pikat e shitjes sipas qyteteve, të blini produktet tona dhe të shikoni sugjerimet përkatëse.

5. Sa energji kursehet duke përdorur materialet tuaja?

E gjitha varet nga karakteristikat specifike të objektit tuaj. Rregulli që vlen gjithmonë është: sa më shumë - aq më mirë ose - sa më i trashë të jetë izolimi, aq më i madh është kursimi. Investimi në izolimin termik të një ndërtese është në të vërtetë një investim që kthehet, në shumicën e rasteve, brenda 4-6 viteve, përmes faturave të energjisë elektrike të reduktuara për ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesës.

6. A mund të ngjitet leshi i gurit në sipërfaqe të paniveluara?

Kjo pyetje është mjaft specifike, por në fakt niveli i sipërfaqes duhet të kontrollohet përpara se të filloni me procesin e ngjitjes së pllakave të leshit të gurit. Kjo bëhet duke vendosur një mjet të quajtur “nivelues”ose mastar pranë murit dhe duke kontrolluar në qoftë se ka boshllëqe/devijime (këto rregulla janë vendosur nga prodhuesit e sistemeve të fasadave dhe shkojnë nga rreth 1 cm deri në 3 m në gjatësi të murit). Çdo gjë jashtë këtyre parametrave nuk është një sipërfaqe e pranueshme për ngjitje, kështu që duhet të rrafshohet me suvatim para se të fillojë ngjitja.


Në praktikë, ustallarët shpesh përdorin aplikimin e një trashësie më të madhe kolle, në vend të suvatimit, sepse është më e lehtë për ta. Kjo mund të përbëjë problem, sepse një shtresë kolle tepër e trashë për ngjitjen e pllakës mund të bëjë që pllakat të shkëputen nga sipërfaqja dhe të rrezikojnë funksionalitetin e të gjithë fasadës. Pra, së pari niveloni sipërfaqen duke e suvatuar, dhe vetëm atëherë mund të ngjisni pllakat. Ky veprim mund të duket i tepërt për ju, por është gjithashtu shumë i rëndësishëm për jetëgjatësinë dhe cilësinë e fasadës.


7. Më intereson nëse ulet rezistenca termike e izolimit me lesh guri ose xhami, dhe në çfarë vlere, nëse vendosim një izolim 10 cm të trashë me shtypje të lehtë në një mur prej 8 cm të trashë dhe a është më mirë të vendosim 8 cm izolim apo 10 cm në një mur të tillë?

Kur keni hapësirë ​​të kufizuar dhe si rrjedhojë dhe vetë trashësia e izolimit që mund të përdorni është e kufizuar, është gjithmonë një zgjidhje më e mirë të përdorni një material që ka karakteristika më të mira termike (konkretisht λ - Lambda) sepse në atë mënyrë ju merrni saktësisht atë që dëshironi - në vend të leshit 10 cm me lambda "më të keqe", ju mund të "kaloni" me produkt të trashë 8 cm me një Lambda "më të mirë". Duke e ngjeshur produktin dhe mos respektuar specifikimet e fabrikës, ne dobësojmë rezistencën termike të materialit, kështu që nuk rekomandohet. Shënim i rëndësishëm: sa më e ulët vlera e Lambda (λ), aq më mirë janë karakteristikat termike të materialit. Për leshin e gurit, në varësi të produktit, Lambda ndryshon nga 0.034 deri në 0.039 W/m.K

8. Do të doja të vlerësonit materialin e nevojshëm dhe punën që duhet bërë për izolimin cilësor të mureve të jashtëm dhe çatisë.

Sa për muret e jashtme, sugjerimi ynë është të përdorim për izolimin e tyre min. 10 cm lesh guri FKD-S Thermal, dhe çmimi i përafërt i të gjithë sistemit (i cili përfshin dhe kollën dhe shtresat përfundimtare të fasadës) me instalim mund të jetë nga 25-30 euro / m2, në varësi të përbërësve të tjerë të zgjedhur.

Për sa i përket vlerësimit të kostove të punimeve në papafingo, në faqen tonë ju mund të kërkoni një ofertë konkrete nga distributoret tanë.

9. Jam në mëdyshje, është më e leverdishme kostoja për të instaluar lesh guri me trashësi 10 cm (pllaka me leshi guri NaturBoard FIT) apo lesh xhami NatuRoll Pro me të njëjtën trashësi, d.m.th. cili është ndryshimi në aspektin e energjisë? Faleminderit paraprakisht.

NaturBoard FIT (leshi guri) ka një koeficient të përçueshmërisë termike prej 0.038 W/mK ndërsa Naturoll Pro (lesh xhami) 0.039 W/mK, që do të thotë se në teori NaturBoard FIT është një produkt pak më i mirë për sa i përket fuqisë së izolimit termik (sa më e ulët është Lambda - aq më mirë).


Një argument tjetër në favor të leshit të gurit: në muajt e ngrohtë, leshi i gurit ka qëndrueshmëri më të mirë termike, d.m.th koha pas së cilës ai do të lëshojë nxehtësinë në hapësirë ​​është më e gjatë se sa në rastin me lesh xhami.

10. Jam duke rinovuar shtëpinë dhe do të doja që ajo të ishte një shtëpi që e mban ngrohtësinë, jam i interesuar për mendimin tuaj. Dua të bëj punimet e ndërtimit nga brenda, në mure dhe tavan, ta izoloj me lesh dhe të mbyllet me suva. Është një shtëpi në katin përdhes rreth 100 m2. Muret janë të trasha 30 cm, të mbuluara me beton në pjesën e jashtme dhe tullë të plotë në pjesën e brendshme, ndërtim i vjetër. Sigurisht, kam në plan të mbuloj pjesën e jashtme me të njëjtin izolim, lesh mineral. Atëherë, cilin lesh më këshilloni për muret e brendshme dhe cilat trashësi për ato të jashtme?

Për pjesën e jashtme, ne rekomandojmë një fasadë kontaktuese me lesh guri FKD-S Thermal. Nëse fasada është bërë siç duhet në pjesën e jashtme dhe me një trashësi të përshtatshme me lesh guri (do të ishte optimale 10 cm, por zbatohet parimi: sa më shumë - aq më mirë), nuk ka nevojë të bëni izolimin e të njëjtave mure në pjesën e brendshme. Nëse e kishit fjalën për izolimin e mureve ndarëse midis dhomave, atëherë mund të përdoret e ashtuquajtura veshja e murit në njërën anë të murit, e cila përbëhet nga një strukturë metalike Knauf në të cilën është vendosur lesh guri NaturBoard FIT-G PLUS, mbi leshin vendoset një membranë avulli Homeseal LDS 35 dhe gjithçka mbyllet me pllaka gipsi Knauf.

 

11. Sa është koeficienti i difuzionit të avullit të leshit të gurit, me të cilin propozoni izolimin termik?

Vlera e koeficientit të difuzionit të leshit të gurit është afër numrit 1.

Seksioni 2: Fasada termike dhe mbulesat e murit

1. Kam vendosur të izoloj pjesën e jashtme të shtëpisë. Shtëpia është 10x8, kati përdhes dhe kati i parë, muret e jashtme tulle me vrima të suvatuar si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Kjo është një fushë krejtësisht e panjohur për mua dhe dua të bëj gjithçka sa më mirë që të jetë e mundur, sepse besoj që izolimi termik është një investim kapital, që bëhet një herë në jetë dhe që më vonë, gabimet në ndërtim dhe shumë të tjera paguhen shtrenjtë. Unë jam duke kërkuar informacion në lidhje me këtë dhe për këtë arsye po ju shkruaj me shpresë se do t'i përgjigjeni pyetjeve të mëposhtme:
A) Polisterol apo lesh guri?
B) Ndryshimi në çmim për afro 200 m2 fasadë?
C) Sa janë kostot e përgatitjes së një studimi të efikasitetit të energjisë dhe lëshimit të një pasaporte energjetike?
D) Në treg ekzistojnë prodhues të ndryshëm të leshit të gurit, cilat janë arsyet që unë të zgjedh produktin tuaj?


Për dikë që nuk është i kësaj fushe, ju po bëni pyetjet e duhura! Le ti marrim me radhë:

A) Siç pritej, ju rekomandojmë lesh guri mineral. Ka shumë arsye dhe ne do të rendisim vetëm disa:
1. Leshi i gurit është një material natyral, lënda e tij e parë kryesore është guri. Qëndrueshmëria dhe pandryshueshmëria e karakteristikave të tij me kalimin e kohës është e garantuar, pavarësisht nga temperatura e jashtme, kështu që do t'iu zgjasë për aq kohë sa vetë shtëpia.
2. Përshkueshmëria e avullit - instalimi i leshit të gurit në mure garanton që ato "të marrin frymë", d.m.th. mundësohet kalimi i avullit nëpër mure, gjë që nuk është rasti me polisterolin. Kalimi i avullit është i nevojshëm për të mos krijuar kondensim dhe myk në brendësi.
3. Padjegshmëria - sistemi i fasadës së kontaktit me lesh guri është një sistem jo i djegshëm, nuk kontribuon në përhapjen e zjarrit dhe si rrjedhojë mbron jetën dhe pronën.
4. Izolimi i zhurmës - sistemi me lesh guri ofron gjithashtu dhe mbrojtje akustike për hapësirat e brendshme, që nuk është rasti me polisterolin.
B) Çmimi i leshit të gurit është afërsisht 2 - 2,5 herë më i lartë se çmimi i polisterolit me të njëjtën trashësi.
C) Çmimet e studimeve të efikasitetit të energjisë ndryshojnë në varësi të madhësisë së ndërtesës, nga 0.2 në 0.5 euro/m2.
D) Mos ngurroni të pyesni për të gjithë prodhuesit që mund të gjeni; rreth 70% e përdoruesve të leshit të gurit në Shqipëri na kanë zgjedhur ne, ne besojmë plotësisht se kjo nuk është rastësi; ne ofrojmë cilësi të shkëlqyer me një çmim të mirë, kemi shërbim të shkëlqyer dhe një rrjet të zhvilluar shitjesh dhe gjithashtu e rëndësishme për t'u thënë, kemi mbështetje teknike me 15 vjet përvojë ndërkombëtare, e cila është gjithmonë në dispozicionin tuaj.

2. Kam në plan të izoloj murin që sheh në veri nga brenda. Çfarë materiali duhet të përdor dhe a është e mundur të bëhet?

Ne bëjmë izolimin e murit të jashtëm nga brenda vetëm kur është opsioni i vetëm, d.m.th. kur është e pamundur të vendoset izolim nga pjesa e jashtme e murit ose instalimi është jashtëzakonisht i vështirë (p.sh. nëse jetoni në katin e 12-të në një pallati 20-katësh). Nëse keni marrë vendimin për të bërë izolimin nga brenda, ne sugjerojmë zgjidhjen e mëposhtme, të ashtuquajturën veshje muri:


Vendoset një nënstrukturë metalike Knauf për instalimin e pllakave të gipsit, hapësira midis profileve mbushet me lesh mineral (guri NaturBoard FIT-G PLUS ose xhami MPN 035). Dimensionet e të dy produkteve i përshtaten vendosjes midis profileve të nënstrukturës. Pas kësaj, duhet të vendoset një membranë avulli (Homeseal LDS 35) mbi shtresën e leshit, në mënyrë që të parandalojë depërtimin e papritur të avullit në shtresën izoluese dhe fenomeneve të padëshiruara të ngjashme si kondensimi dhe aromat e pakëndshme. Ana e printuar (e shkruar) e fletës metalike kthehet nga ana e brendshme.
Pas instalimit të membranës së avullit, vendosen pllakat e gipsit, të cilat përpunohen në përputhje me rregullat e përcaktuara për këtë lloj mbulese të murit (stukimi, zmerilimi, lyerja).


Nëse izolimi i murit tuaj të jashtëm bëhet në këtë mënyrë, nuk do të keni pasoja të padëshiruara, madje do të merrni, përveç përfitimit kryesor (izolimit termik), një përmirësim të dukshëm në izolimin nga zhurmat e jashtme, e cila është dhe specifika kryesore për zgjedhjen e izolimit me lesh mineral si material izolues.

3. Plani im është që në pranverë të bëj një fasadë me lesh guri. Mendoj se është i një cilësie më të mirë dhe për këtë arsye më i kushtueshëm. Shtëpia ndodhet në Sauk, unë mendoj se do të jetë e lehtë për ju që të angazhoheni, sigurisht nëse keni një raport korrekt çmim/cilësi. Është një shtëpi me lartësi të madhe me një dysheme me shpatull. Përafërsisht 140m2 sipërfaqe izolimi.


Pyetja ime është: cilën trashësi të izolimit më rekomandoni, a është sipas rregullit: sa më e trashë aq më e mirë? Dhe unë do të isha shumë mirënjohës nëse do të mund të më jepnit  çmimin për metër katror për trashësi të ndryshme të izolimit (duke filluar nga 8 cm e lart), në mënyrë që unë të mund ta shoh dallimin dhe të vendos. Sigurisht nënkuptohet materiali juaj, skeleria dhe gjithçka tjetër që ju nevojitet.

Ne ndajmë të njëjtat konsiderata, sepse leshi i gurit është një material izolues me cilësi të lartë dhe që ia vlen ndryshimi në çmim në krahasim me materialet e tjera izoluese.
Për sa i përket trashësisë, ne rekomandojmë një minimum prej 8 cm leshi të fasadës FKD-S Thermal, sepse për ndërtesat ekzistuese është minimumi i kërkuar nga legjislacioni në fushën e performacës së energjisë në Shqipëri. Sigurisht, për çdo centimetër më shumë që instaloni, ju përfitoni efektin termik, pra kursimet në konsumin e energjisë që përdoret për ngrohjen e shtëpisë, por edhe kursimet në energjinë e nevojshme për ftohje gjatë verës. Kur jeni duke vendosur për trashësinë e izolimit duhet të keni parasysh se ndikimi në çmim sipas trashësisë së leshit është i papërfillshmë, pasi sasia e materialeve të tjera për plotësimin e sistemit të fasadës (kolla, rrjeta, shtresat përfundimtare të fasadës) është e njëjtë, pavarësisht nga trashësia e izolimit. Kjo do të thotë, në qoftë se keni vendosur të bëni izolimin, vendosni me sa më shumë trashësi leshi që të jetë e mundur, sepse izolimi bëhet vetëm një herë në jetën e ndërtesës dhe kursimet janë shumë më të mëdha me një trashësi më të madhe të izolimit, rrjedhimisht dhe kthimi i investimit. Për sa i përket çmimit, kjo varet nga shumë faktorë, por jo për të mbetur pa përgjigje: materialet për fasadën me një trashësi të leshit të gurit 8 cm, në varësi të prodhuesit të sistemit do të ishte përafërsisht 17 euro, dhe krahu i punës ("skeleria dhe punëtoria") çmimi është nga 8 euro e lart, në varësi të llojit dhe formës së objektit, vendndodhjes, etj.

4. Unë jam i interesuar të di nëse është e mundur të bëjmë izolim të zërit nga brenda me lesh guri dhe a është e njëjtë mënyra e punës si me fasadën e jashtme, d.m.th. pa profile metalike dhe pllaka gipsi? Çfarë lloj leshi guri duhet të përdoret në atë rast?

Izolimi i zërit në ambientet e brendshme arrihet me përdorimin e sistemit që përbëhet nga një numër i caktuar elementësh që zvogëlojnë ndikimin e padëshiruar të zhurmës. Në këto sisteme, leshi mineral është vetëm një nga elementët. Për izolimin e mureve të jashtëm nga brenda, të ashtuquajturat veshja e murit (shiko përgjigjen në pyetjen numër 2 në këtë pjesë). Sa i përket llojit të leshit, është e zakonshme të vendosni lesh mineral guri ose xhami me densitet të ulët (p.sh. NaturBoard FIT ose NaturBoard FIT-G), ose produkte të posaçme me karakteristika akustike të jashtëzakonshme, siç është Decibel - por gjithmonë si pjesë e sistemit Knauf, të mureve ndarës, të cilat janë vërtetuar të jenë më efikase për këtë qëllim.


Varianti që ju përmendni mund të bëhej si izolim termik i brendshëm (në atë rast do të përdorim lesh mineral guri për fasadën e kontaktit të FKD-S Thermal në një sistem me kollë dhe rrjetë), do duhej vetëm të kontrolloni difuzionin e avullit (përmes software-it të programeve të fizikës ndërtimore; inxhinierët tanë e ofrojnë këtë shërbim me shume dedikim). Disavantazhi i kësaj zgjidhjeje është pamundësia e përdorimit të një muri të tillë për varjen e ndonjë objekti (piktura, rafte, elementë të tjerë muralë), çka nuk është rasti me veshjen e murit.

5. Shtëpia ime është me madhësi 10x11 m, kati përdhes, kati i parë dhe papafingo. Shtëpia ishte e izoluar me betoni-perlit. Struktura me dru është cilësore dhe izolon shumë mirë. Izolimi deri më tani nuk është i keq, por unë do të doja ta përmirësoja. Jam i interesuar për izolim shtesë me lesh guri. Sa duhet, çfarë trashësie, sa do të kushtojë?

Instalimi i izolimit me lesh guri në muret e jashtme me beton-perlit është në parim e mundur, nëse perliti është ngjitur mirë në nënshtresë (mur), që do të thotë se nuk ka vende të dobëta që "kumbojnë" kur trokasim në fasadë. Me siguri keni perlit me një shtresë 3-5 cm. Ne ju sugjerojmë që të instaloni një minimum prej 8 cm izolim të leshit mineral të llojit FKD-S Thermal. Përveç materialit izolues, sistemi i fasadës kontaktuese ka edhe përbërës të tjerë (kollë, rrjetë, prajmer, grafiato). Për informacion mbi çmimet dhe prodhuesit e sistemit, shihni faqen tonë si dhe pikat e shitjes.

6. Sa lesh guri është i nevojshëm për 400 metra katror fasadë dhe sa është çmimi i kollës?

Nëse keni llogaritur sipërfaqen e fasadës pa hapësirat boshe, atëherë keni nevojë për 400 m2 (ose diçka më shumë, keni gjithmonë parasysh boshllëkun), dhe nëse keni llogaritur totalin, atëherë zbrisni zonën e dyerve dhe dritareve.


Knauf Insulation nuk ofron kollë dhe materiale përfundimtare për fasadën, por ju zgjidhni midis shumë prodhuesve të njohur në tregun tonë (Knauf, Baumit, Ceresit, Bekament ...). Zakonisht do të gjeni lesh guri, kollë dhe shtresa përfundimtare në një pikë shitje, shihni këtu.

7. Kam në plan të vendos izolim dhe po mendoj për lesh guri. Më intereson nëse keni zbatues të autorizuar të fasadës dhe si mund t'i kontaktoj ato. Sa është garancia në këtë rast?

Ne mund të ofrojmë materialin (lesh guri) dhe një trajnim shtesë për kontraktorët, nëse ata nuk kanë punuar me lesh guri deri më tani. 
Garancia për sistemin e fasadës jepet nga 'mbartësi i sistemit' (kompania që prodhon komponentë të tjerë të sistemit – kollë, grafiato) dhe shumë kompani të tjera me reputacion të cilat janë të pranishme në treg.

8. A është e mundur të kombinojmë leshin mineral si izolim të brendshëm (midis pllakave të gipsit dhe tullave) dhe polisterolin në atë të jashtëm? Bëhet fjalë për muret e jashtme - unë do të vendosja 10 cm polisterol në pjesën e jashtme dhe leshin mineral 5 cm në pjesën e brendshme dhe do ta mbyllja me pllaka të gipsi.

Zakonisht në këtë rast bëhet fjalë për ndërhyrje nga brenda dhe nga ana e jashtme ka polisterol në gjendjen ekzistuese. Në parim, nuk është e mundur, por është e rëndësishme të kujdeseni për shpërndarjen e avullit dhe të vendosni një membranë avulli të përshtatshme midis gipsit dhe leshit brenda, në anën e ngrohtë të izolimit. Kjo llogaritje bëhet nga ana e programit të fizikës ndërtimore, inxhinierët tanë e ofrojnë këtë shërbim.
Sugjerimi ynë do të ishte ta bëjmë izolimin e plotë nga jashtë - për ndërtime të reja, trashësia minimale është 8 cm, por vlen parimi që sa më shumë-aq më mirë. Më shumë detaje rreth sistemit të fasadës së kontaktit me lesh guri mund të gjeni këtu.

9. A është e dobishme të vendoset mbi një mur të jashtëm me trashësi 33 cm izolim termik me lesh guri ose polisterol apo mjafton thjeshtë përpunimi i fasadës me bojë fasade të papërshkueshme nga uji?

Padyshim është e dobishme, më mirë të themi e domosdoshme, të vendosni izolim termik në mur, sepse muri i jashtëm prej 33 cm, madje dhe më i trashë se aq, nuk siguron mbrojtje të përshtatshme termike pa izolim termik shtesë (përveç nëse është një mur me termo-blloqe speciale qeramike).
Ne rekomandojmë lesh guri mineral - p.sh. FKD-N Thermal me një trashësi të paktën 8 cm. Shikoni më shumë rreth sistemit të fasadës së kontaktit me lesh guri këtu.

Seksioni 3: Izolim i papafingos dhe / ose izolimi i tavanit


1. Unë jam duke menduar për të vendosur izolim në soletën e sipërme, kështu që unë jam në dyshim, të përdor polisterol apo lesh xhami? Kam dëgjuar gjithashtu se është e nevojshme të mbrohet leshi me najlon ose fletë metalike.

Një çati apo soletë e paizoluar është shkaku i humbjes deri 30% të energjisë në dhomat me ngrohje. Nëse nuk planifikojmë të jetojmë poshtë hapësirës së çatisë, metoda më e thjeshtë është instalimi i izolimit direkt në pllakë. Patjetër që ju rekomandojmë që të përdorni lesh mineral (guri ose xhami), për shkak të karakteristikave të tij të shumta që e bëjnë atë një material unik (izolim termik, izolimi akustik, material jo i djegshëm, është i përshkueshëm nga avulli - shtëpia “merr frymë “, dimensionet e qëndrueshme, temperaturat e larta nuk ndikojnë në vetitë dhe dimensionet e tij). Pavarësisht nëse keni ndërmend ta përdorni papafingon herë pas here, apo jo, do të gjeni të gjitha zgjidhjet e përshkruara në detaj në këtë link.

2. Çfarë materiali të përdor për izolimin e çatisë dhe çfarë trashësie? Do të doja që izolimi të bëhej sa më mirë të jetë e mundur. Gjithashtu, do të ishte mirë që trarët të mbeten të dukshëm. Faleminderit paraprakisht.

Kërkesa estetike për të parë trarët pas vendosjes së izolimit është specifike, por jo e rrallë. Ekziston një zgjidhje në formën e izolimit të çatisë nga jashtë.
Nëse vendosni për një zgjidhje më të zakonshme, e cila është izolimi nga brenda, kërkesa juaj estetike nuk përfshihet në këtë parim. Kulmet janë thjesht ura termike përmes të cilave kemi humbje të nxehtësisë.


Izolimi i çatisë nga brenda nënkupton dy shtresa izolimi, midis dhe poshtë trarëve. Për mbushjen midis trarëve, ne sugjerojmë lesh mineral guri NaturBoard FIT PLUS deri në lartësinë maksimale të trarëve. Poshtë kulmeve, ne sugjerojmë një shtresë shtesë lesh xhami Ekoroll, deri në një trashësi totale izolimi prej të paktën 15 cm. Në mënyrë që papafingo të izolohet në mënyrë optimale dhe të përhershme, nuk duhet të harrojmë membranat e çatisë: të përshkueshme nga avulli dhe të papërshkueshme nga uji në pjesën e jashtme dhe membranat e përshkueshme nga avulli në pjesën e brendshme. Për një shpjegim më të detajuar të izolimit të papafingos, këshilla dhe ide, vizitoni faqen tonë të specializuar “papafingoja ime”. Këtu do të gjeni këshilla, ide, zgjidhje, çmime dhe vendet e shitjes.

3. Unë jam duke bërë izolimin e çatisë ndërmjet trarëve, prej afërsisht 120m2 në shtëpinë e familjes. Çfarë të përdor: lesh guri apo polisterol dhe nëse mund të më jepni disa këshilla më të detajuara se si të bëhet një izolim i tillë.

Për izolimin e një çatie, varianti i zakonshëm dhe më i mirë është izolimi i saj me lesh mineral. Këtu janë “vetëm” 7 arsyet përse :)

Pra, nga çatia (tjegullat) e në brendësi është vendosur:
A) Shtresë e përshkueshme nga avulli dhe e papërshkueshme nga uji Homeseal LDS 0.02
B) Lesh guri mineral NaturBoard FIT PLUS midis trarëve deri në lartësi të plotë (zakonisht 10 ose 12cm).
C) Veçanërisht është e rëndësishme të vendosni një shtresë tjetër leshi (në këtë rast sugjerojmë Ekoroll lesh mineral xhami) poshtë kulmeve, në mënyrë që të neutralizoni urat termike të bëra nga trarët, nëse ato nuk izolohen nga pjesa e poshtme.
D) Pastaj vjen barriera (aktive) e avullit (Homeseal LDS 5 ose Homeseal LDS 35 në varësi të sasisë të avullit që pritet të jetë në hapësirë)
E) Ne rekomandojmë veshjen me pllaka gipsi dhe më pas përpunimin përfundimtar të mureve.
Për një shpjegim më të detajuar të izolimit të papafingos, këshilla dhe ide, vizitoni faqen tonë të specializuar “Papafingoja ime”. Këtu do të gjeni këshilla, ide, zgjidhje, çmime dhe pikat e shitjes.

4. Unë jam i interesuar për lesh guri për izolimin e papafingos. Dimensionet, çmimi, karakteristikat teknike, trashësia 10 cm, si dhe membranat shoqëruese, mundësia e blerjes, dorëzimit, etj. Bëhet fjalë për sipërfaqe prej 130 m2.

Sipas legjisalcionit në fuqi mbi performancën energjetike 10 cm është trashësia minimale; supozojmë se është një papafingo që ka nxëhtësi dhe në të cilën jetohet vazhdimisht.

Sugjerimi ynë është sistemi Homeseal LDS dhe për të krijuar një ide se si duket ai, shihni më në detaj përgjigjen e pyetjes së mëparshme në këtë pjesë.


5. Dua të vendos izolim mbi soletën e sipërme e cila ndodhet në hapësirën e pa ngrohur të çatisë. Kam dy pyetje:

a) A është i mjaftueshëm shtrimi me lesh guri mineral NatuRoll Pro me trashësi 10 cm?

b) A është e nevojshme të vendoset membranë nën lesh dhe çfarë lloji?

Ne gjithsesi, sugjerojmë që përveç leshit, të vendoset edhe membranë në sistemin e konstruksionit ndërmjet katit dhe papafingos të pangrohur, si më poshtë:

• në soletën e betonit, poshtë izolimit të vendoset barriera e avullit - Homeseal LDS 35

• sipër leshit të vendoset membranë e përshkueshme nga avulli dhe e papërshkueshme nga uji – Homeseal LDS 0,02

Atëherë, ju keni një sistem të modeluar mirë në të cilin nuk ndodh kondensimi dhe në anën e sipërme jeni të mbrojtur nga depërtimi i mundshëm i ujit përmes sistemit të çatisë.


6. Unë kam nevojë për këshillën-ndihmën tuaj: në shtëpinë e vjetër (ku ende jetojmë) në papafingo, është e qartë që izolimi nuk është bërë mirë, sepse gjatë verës, sapo të fiket kondicioneri, nuk mund të marrim frymë nga nxehtësia ... Tani do të fillojmë me punimet në shtëpi të re, d.m.th. në papafingon e re ku do të jenë fëmijët, rreth 50 metra katrorë. Më intereson çfarë është më mirë të vendoset si izolim? Çdo usta ka një mendim të vetin, dhe unë do të doja ta bëja siç duhet! E theksoj se nën tjegull kemi membranë dhe pllaka OSB... Faleminderit paraprakisht për përgjigjen!

Në faqen tonë, papafingo ime, përshkruhet gjithçka që duhet të dini rreth izolimit të papafingos dhe keni shumë këshilla.

Në këtë faqe, do të gjeni çmime të përafërta të izolimit dhe membranave, si dhe një formular të shkurtër që mund të plotësoni dhe dërgoni një kërkesë për një ofertë në pikat e shitjes nga të cilat do të merrni një ofertë konkrete.

7. Para dhjetë vitesh, unë bëra izolimin e papafingos me lesh guri, membrana të ndryshme dhe asnjë rezultat. Në dimër është mirë kurse në verë kur ka nxehtësi, është përsëri si izolimi i vjetër. Nuk kam përfituar asgjë, vetëm kam hedhur paratë. Papafingoja është një gjë e çuditshme ...

Ne e kuptojmë pakënaqësinë tuaj në lidhje me rezultatet e papafingos dhe përvoja juaj është një paralajmërim për këdo që ka në plan të izolojë objektin e tij. Na lejoni të japim mendimin tonë për problemet e mundshme që po ndodhin në shtëpinë tuaj, dhe kjo do të jetë një mundësi e vërtetë për të theksuar rëndësinë e elementëve të caktuar në izolimin e çatisë.


Trashësia e izolimit termik:
• Meqenëse është një ndërtim i lehtë (çati prej druri), është e nevojshme që çatia e pjerrët të izolohet me trashësi optimale të izolimit termik. Dhe më e rëndësishmja, të izolohet me lesh mineral, që është zgjidhja e vetme e duhur për izolimin e këtij lloji ndërtimi. Sipas Rregullores për efikasitetin e energjisë në ndërtesa, si dhe rekomandimeve që ne japim, trashësia minimale e izolimit termik duhet të jetë, për ndërtesat ekzistuese dhe ndërtesat e reja – 15 cm. Ju mund të shihni më shumë detaje në lidhje me një çati të izoluar në mënyrën e duhur, këtu.


Urat-Termike:
• Ky është një aspekt shumë i rëndësishëm i cili shpesh anashkalohet gjatë vendosjes. Është e nevojshme t'i izoloni mirë të gjitha depërtimet, boshllëqet dhe vrimat ku ajri kalon i papenguar, sepse ato bëjnë që energjia të shkojë dëm dhe si rrjedhojë harxhohen para.

• Ju përmendët që papafingo ishte e izoluar 10 vite më parë. Deri vetëm disa vjet më parë, izolimi vendosej vetëm midis trarëve dhe jo sipër tyre. Është e rëndësishme të theksohet se trarët janë ura termike përmes të cilave del nxehtësia, ndërsa verës hyn. Është e nevojshme të vendosni një shtresë të përshtatshme të izolimit termik mbi ta, në mënyrë që të shmangen humbjet e energjisë.


Membranat e çatisë:
• Ju përmendët që keni aplikuar membranat e përshtatshme, megjithatë do të ishte mirë të kontrolloni gjendjen e këtyre shtresave. Përkatësisht, membranat klasike PVC, të cilat janë jetëshkurtra, shpesh përdoren në tregun tonë të çative. Shtresa të tilla shpesh pësojnë plasaritje pas disa vitesh dhe krijojnë mundësinë e kalimit të ajrit lirshëm. Në ndërtimet e reja, përdoren shtresa polietileni për mbulim, me cilësi të lartë, të cilat janë afatgjata, duke siguruar kështu funksionim afatgjatë të çatisë. Roli i këtyre shtresave në mbrojtjen termike është i madh. Hulumtimet e fundit kanë konfirmuar që aplikimi i membranave të përshtatshme të çatisë mund të kursejë deri në 20% të energjisë së shpenzuar. Supozohet se membranat kudo kanë mbivendosje prej min. 10 cm dhe se ato janë 100% të mbyllura me shirita ngjitës të përshtatshëm, si dhe që ato ngjiten fort në ndërtimin e murit.

Modaliteti i verës:
• Ju përmendët që është nxehtë në verë – duam t'ju rikujtojmë se funksioni i leshit mineral është izolimi, jo ftohja. Pra, nëse dëshironi që ambienti i brendshëm të jetë i këndshëm dhe i freskët, së pari duhet ta ventiloni mirë atë dhe t'i ftohni dhomat në papafingo (me ndihmën e freskueses ose kondicionerit). Vetëm kur të arrini temperaturën e dëshiruar, leshi do të fillojë ta kryejë funksionin e tij: ta ruajë freskinë brenda dhe ta mbajë nxehtësinë jashtë.

Faktori njerëzor:
• Faktorë të veçantë paraqet vendosja në mënyrën e duhur. Nëse kontraktuesi ka zbatuar ndonjë nga pikat e mësipërme në mënyrë të pasaktë, mund të kemi probleme më vonë si dhe kosto shtesë.

8. A mund të shkelet mbi lesh xhami disa herë në vit, d.m.th. në raste kur ka reshje bore në papafingo, për ta pastruar? Kjo mund të ndodhë disa ose asnjë herë në vit. A do ta dëmtonte kjo?

Nuk është problem të ecni një herë në vit mbi leshin e xhamit ose leshin e gurit të butë. Sidoqoftë, kur bëni ndonjë ndërhyrje, është më mirë të hiqni leshin i xhamit nga ai vend ("ta mblidhni") dhe ta ktheni përsëri pas ndërhyrjes - "ta shtroni".
Një tjetër shënim shtesë, d.m.th. këshilla nga ne: ju rekomandojmë të vendosni membranë të përshkueshme nga avulli, të papërshkueshëm nga uji LDS 0.02 mbi leshin, në këtë mënyrë ju do të mbroni përgjithmonë leshin nga dëbora dhe uji që depërtojnë nëpër çati dhe avulli nga mjedisi i brendshëm do të ketë mundësi të dalë jashtë.

9. Të nderuar Zotërinj, me cilin lesh Knauf mbulohen soletat në papafingo, në mënyrë që të mos humbasim nxehtësinë nga dhomat poshtë?
Në varësi të faktit nëse përdorni shpesh papafingon ose rrallë, ose nuk e përdorni fare, ne ofrojmë disa zgjidhje, të gjitha këto përshkruhen në detaje këtu.

10. Dua të izoloj soletën e sipërme në shtëpi, papafingoja nuk përdoret ose përdoret rrallë. Çfarë sugjeroni si zgjidhje më të mirë, izolimi nën soletë apo sipër soletës dhe me çfarë materiali?

Për izolimin e pllakës, ne patjetër rekomandojmë instalimin e izolimit në pjesën e sipërme.

11. Unë do të doja të izoloja papafingon, pjesën e sheshtë e cila shikon drejt një hapësire pa ngrohje dhe kjo është arsyeja pse unë do t'ju kërkoja të më jepni këshilla se si duhet bërë dhe me çfarë, lesh xhami mineral ose lesh guri? Sa do të kushtonte dhe cilat janë kushtet për të pasur efikasitetet në reduktimin e shpenzimeve të energjisë? E di që gjithçka kushton, por gjëja që kushton më shumë është diçka që nuk është bërë siç duhet dhe kjo është arsyeja pse unë do të doja të bëja diçka të dobishme. Papafingoja nuk përdoret.

Ju keni absolutisht të drejtë dhe ne do të shtonim: energjia më e shtrenjtë është ajo që kalon nëpër mure dhe çati të paizoluar.

Për izolimin e papafingos i cili nuk përdoret, mund të përdorni si lesh guri, ashtu edhe lesh xhami (gjithmonë rekomandojmë së pari gurin, për shkak të densitetit më të lartë, por xhami është gjithashtu mjaft i fortë dhe një zgjidhje pak më e lirë).
Çmimi varet nga lloji dhe trashësia e produktit për të cilin vendosni, për më shumë informacion është më mirë të pyesni pranë pikave të autorizuara të shitjes ose klikoni këtu.

12. A ekzistojnë në programin tuaj, shtresa për çatitë e pjerrëta të cilat  vendosen nën tjegulla, pa qenë e nevojshme të izolohet çatia nga nën të, a është e mundur të bëhet ky lloj izolimi?

Kjo lloj membrane ekziston, bëhet fjalë për Knauf Insulation membranë të përshkueshme nga avulli dhe të papërshkueshme nga uji Homeseal LDS 0.02.

Shihni zgjidhjen e plotë për këtë rast këtu.


13. Unë kam një apartament në papafingo dhe kam pasur një përvojë të keqe me ustallarët - ata nuk e kanë bërë izolimin në mënyrën e duhur, ndaj unë jam i interesuar nëse ju ofroni një shërbim të plotë bashkë me materialin, sepse kam në plan të punoj përsëri me materiale Knauf?

Na vjen keq që keni pasur një përvojë negative me ustallarët, për fat të keq, raste si tuajat nuk janë të rralla.

Ne nuk ofrojmë një shërbim “me çelësa në dorë”, por në faqen tonë mund të gjeni kontaktet e distriutorëve tanë të cilët mund t’ju referojnë shërbime të përshtatshme.

14. Kam një pyetje në lidhje me papafingon. Nuk është papafingo nën çati të pjerrët, por papafingo e zakonshme. Pyetja është: të përdor trarë druri apo profile metalike? Cila është më  e përshtatshme? Gjithashtu, çfarë materiali duhet të përdoret për kapjen e pllakave të gipsit, profile metalike apo trarë druri me përmasa 5 cm. E kam fjalën për trarët vertikale në të cilët do të kapen pllakat e gipsit.


Padyshim është më mirë që të keni trarë druri si konstruksion çatie, sepse metali është përcjellës i mirë i nxehtësisë dhe ndikon në humbjet e nxehtësisë. Trarët e çatisë janë përgjithësisht 10 cm ose më të trasha.


Nëse e mbyllni papafingon me pllaka gipsi, është e detyrueshme të keni një nënstrukturë me profile metalike nga i njëjti prodhues si i pllakave të gipsit, i cili në rastin tonë është Knauf, në mënyrë që i gjithë sistemi juaj të funksionojë siç duhet dhe të jetë i sigurt.

15. Nuk i kam të rivendosura dërrasat nën çati. A është mundur të vendosen membrana të përshkueshme nga avulli në pjesën e brendshme direkt poshtë tjegullave?

Ju mund të vendosni membranat e përshkueshme nga avulli, të papërshkueshme nga uji LDS 0.02 nën tjegulla.
Sigurohuni që printimi (shkrimi) në atë membranë të jetë e kthyer nga jashtë.

16. Jetoj në papafingo dhe përpara meje, qiramarrësi bëri izolimin dhe e mbuloi me pllaka gipsi, jam i interesuar të di a mund ta vendos dhe një izolim mbi izolimin ekzistues me pllaka polisteroli ose lesh guri, që ta jete më ngrohtë gjatë dimrit? Ju lutem me jepni këshillën tuaj.

Ekzistojnë dy zgjidhje:
A) Më e thjeshta, nëse mund ta arrini hapësirën e tavanit mbi papafingo, është më efikase nëse e izoloni atë
B) Më e ndërlikuar: hiqni pllakat e gips-kartonit ekzistuese dhe shtoni një shtresë izolimi, ju rekomandojmë leshin e xhamit Unifit 035 dhe mbyllni gjithçka përsëri me pllakat e gipsit.
Nuk rekomandohet ngjitja e çfarëdolloj gjëje mbi pllakat e gipsit ekzistues.

16. Kam nevojë për këshillë në lidhje me izolimin e një papafingoje e cila do të shndërrohet në një hapësirë ​​të banuar. Çatia është bërë me panele sanduiç 4 cm. Është e mundur të vendoset leshi direkt poshtë paneleve apo vendoset më parë membrana? Çfarë trashësie leshi më duhet? Unë kam në plan të mbuloj gjithçka me pllaka gipsi.

Sistemi Homeseal LDS që duhet të instalohet është modifikuar deri diku (nga lart poshtë):
• lesh guri NaturBoard FIT PLUS min. 15 cm
• membranë -  avulli Homeseal LDS 200 AluPlus dhe shirit ngjitës Homeseal LDS Solifit 1 për ngjitje të mbivendosjes.
• Panele Knauf në nënstrukturë

Është e nevojshme të zgjidhet sistemi i vendosjes së nënstrukturës Knauf (ju nuk e përshkruat mënyrën e mbështetjes së paneleve, nëse mbështetëset dytësore janë të pranishme dhe hapësirat mes tyre, etj.).


Sigurisht, nënkuptohet që panelet nuk e përshkojnë ujin. Nëse ekziston mundësia e pikimit dhe rrjedhjes së ujit, do të shtonim një hap tjetër, i cili është, para se të vendosni leshin e gurit, vendosni membranë të papërshkueshme nga uji, të përshkueshme nga avulli Homeseal LDS 0.02 dhe fiksoni mbivendosjet me shirit Homeseal LDS Solifit 1 mbi trarët. Kjo do të parandalojë që izolimi dhe pllakat e gipsit të marrin lagështi.

17. A ofron kompania juaj, e cila ka reputacion për produkte të mira, një shërbim të plotë të rregullimit të papafingos me ustallarët tuaj?

Tani për tani, ne ofrojmë vetëm materiale me cilësi të lartë dhe ju rekomandojmë distributorët.


Shpresojmë që përgjigjja jonë të ketë qenë e dobishme dhe paçi fat me punën!

18. Cili është rekomandimi juaj kur bëhet fjalë për shtresa për mbulim çatie, me kusht që çatia të mos rishtrohet me dërrasa? A është e mundur që çatisë mos t'i vendosen dërrasa për mbështetje kur vendosen këto membrana?


Instalimi i membranave të çatisë së Knauf Insulation nuk kushtëzohet nga rivendosja e dërrasave të mbështetjes së çatisë, membranat mund të vendosen direkt midis trarëve, përkatësisht membrana të përshkueshme nga avulli, të papërshkueshme nga uji Homeseal LDS 0.02 për hapësirat midis trarëve deri në 1 m. Çatia funksionon mjaft mirë dhe pa rivendosjen e mbështetjes me dërrasa.


Ju mund të shihni më shumë detaje rreth zgjidhjes pas rivendosjes të dërrasave për mbështetje këtu.

19. A ka kuptim izolimi i soletës së papafingos me lesh xhami? Sipërfaqja e soletës është 90 m2, pasi është një investim i madh për mua të bëj izolim për të gjithë sipërfaqen, a ka kuptim të bëhet gjysma e saj, vetëm në pjesën ku vendosen radiatorët? Aty ku ka një sobë me lëndë djegëse të ngurtë, nuk ka nevojë të vendos izolim sepse aty temperaturat janë të shkëlqyera. Kur them radiatorë të instaluar, i referohem radiatorëve nën hapësirën e pllakës të tavanit.

Lesh xhami mund të përdoret për të izoluar papafingon që nuk përdorni (sepse nuk mund të ecni në lesh), sipas parimit - sa më e madhe të jetë trashësia aq më mirë, të themi lesh xhami me trashësi 10 cm Unifit 035. Parimi është që gjithmonë të izoloni të gjithë hapësirën e tavanit të pa ngrohur, të vendosur sipër nxehtësisë, sepse vetia e nxehtësisë është që të "largohet" nga i ngrohti në drejtim të një vendi më të ftohtë.
Nëse ju vendosni të izoloni vetëm pjesën e sipërme të dhomës së ngrohtë, ju rekomandojmë të lini izolimin të paktën 1 m në drejtim të dhomës/hapësirës pa ngrohje (ose me pak ngrohje).


20. Pikërisht tani ne jemi duke ndërtuar një papafingo: ustai në hapësirën e pjerrët ndërmjet trarëve ka vendosur vetëm leshin e xhamit tuaj, NaruRoll Pro(0.039)  me trashësi 20 cm. Shoh që rekomandimi juaj është: Lesh guri 10 cm NaturBoard FIT PLUS (0.037) dhe lesh xhami 5 cm UNIFIT (0.035). Mund të na tregoni nivelin e dëmtimit që kemi shkaktuar duke vendosur materialin e gabuar? Në të njëjtën kohë, në përshkrimin për NaruRoll Pro thotë "përdoret në hapësirën e papafingos e cila  nuk përdoret". A do të thotë kjo që nuk mund  përdoret në hapësira të banuara dhe pse?

Ne rekomandojmë lesh guri me trashësi të trarëve + lesh xhami poshtë kulmeve për të neutralizuar ndikimin e urave termike në zonat e kulmeve. Leshi i gurit ka një avantazh në papafingo gjatë muajve të verës për shkak të vetisë së tij për ta grumbulluar nxehtësinë para se ta lëshojë atë në hapësirë. Leshi i xhamit ka të njëjtën veti, por në një masë më të vogël.
Në përgjithësi, ju mund të përfitoni një performancë pak më të mirë me leshin e gurit, por në asnjë rast nuk dëmtoheni.

21. A mund të më thoni përafërsisht sa do të kushtonte rregullimi i çatisë në pjesën time e cila është e ndarë nga të tjerat? Kam një hapje në çati. Çatia kishte një njollë lagështie, d.m.th. depërtonte në një vend ku kishte problem dhe para se ta blinim apartamentin. Përkohësisht e zgjidha atë me një shtresë hidroizoluese. Kur bie shi, tani për tani nuk ka rrjedhjë uji, pavarësisht se sa shi bie, por kur binte borë, kishte. Pra, cili është çmimi i izolimit për një apartament 68 metra katror? Meqenëse keni nevojë për pak më shumë lesh, atëherë le të themi për 80m2.

Ju ftojmë të shikoni këtu.
Pasi të keni parashtruar rastin tuaj si dhe të keni specifikuar sipërfaqen e dëshiruar të dyshemesë, do ta merrni çmimin për sistemin e izolimit LDS Homeseal për m2, si dhe llogaritjet e sasive të nevojshme për rastin tuaj (nuk keni nevojë të shtoni asgjë, sepse llogaritësi përllogarit sasitë e kërkuara të materialeve, duke supozuar metrat katrorë normalë të çatisë).

22. Kam nevojë për këshilla të ekspertëve në lidhje me izolimin termik të papafingos. Në papafingon e papërdorur, kam vendosur polisterol me trashësi 5 cm. Unë do të doja ta përmirësoja izolimin, ndaj po mendoj për të shtuar 10 cm leshi mineral të butë ose nga ajo pllaka e leshit të fortë, prej 5 cm. Sigurisht që do të vendosja membrana të përshkueshme nga avulli. Dilema ime: a duhet vendosur një membranë ndërmjet polisterolit dhe leshit?

Nuk ka nevojë të vendosni membranë midis polisterolit dhe leshit. Këtu është linku me shpjegimin e duhur.

23. Para disa muajsh gjeta informacion rreth produkteve tuaja - membrana që montohet si shtresë e parë në drejtim të pjesës së jashtme. Informacionet nga forumet e ndërtimit e karakterizonin këtë membranë si një alternativë për rivendosjen e dërrasave, madje më duket se kishte një video i cili demonstronte se si një instalues qëndronte mbi membranë midis 2 trarëve. Jam i interesuar ta di se cili lloj/model është i përdorur në këtë rast? Ju përshëndes.

Vendosja e dërrasave në një çati të pjerrët nuk është e nevojshme, shikoni situatat e mundshme që kemi veçuar dhe zgjidhjet për to këtu.

Sa i përket membranave, ne nuk kemi asnjë produkt mbi të cilin mund të ecet ndërmjet trarëve dhe ajo nuk mund të jetë membranë, mund të jetë izolim termik por jo vetëm membranë. Ka mundësi të ketë ndodhur një ngatërresë në lidhje me membranat e papërshkueshme nga uji dhe të përshkueshme nga avulli LDS 0.02, e cila mund të vendoset nën tjegulla edhe kur nuk vendosim dërrasa. Gjithsesi, ne kemi një membranë mbi të cilën nuk mund të ecet.
Shikoni më shumë për membranat tona këtu.


Nëse keni qenë duke menduar për izolim termik, ne kemi një zgjidhje që vendoset mbi trarët dhe mbi të cilën mund të ecni gjatë instalimit edhe pse rekomandohet të ecni atje ku janë trarët, klikoni këtu.

24. Ne kemi një papafingo ku çatia është bërë në 4 nivele dhe ka një pjesë  “kullimi". Sipërfaqja e soletës është 8x10m plus një shtesë të dalë që është 3x2m. Si llogaritet sipërfaqja e cila duhet izoluar/? Çatia nuk është me dërrasa, por vetëm me tjegulla. Sa e besueshme është metoda e izolimit ose parandalimit të depërtimit të dëborës ose shiut?

Sipërfaqja varet nga pjerrësia e çatisë dhe do të llogaritet ose matet nga kontraktorët. Për më shumë informacion në lidhje me sasinë e  izolimit që ju nevojitet dhe çmimin e përafërt duhet të kontaktoni distributorët tanë këtu.


Nëse midis leshit dhe tjegullave vendoset një membranë e papërshkueshme nga uji dhe e përshkueshme nga avulli (p.sh. Homeseal LDS 0.02) dhe nëse tjegullat janë të paprekura, nuk ekziston rreziku nga depërtimi i shiut ose borës. Nëse ndërtesa ndodhet në një zonë me   erë shumë të fortë, atëherë do jetë e nevojshme t'i fiksoni të gjitha pllakat.

25. Ne kemi një shtëpi të vjetër, të cilën e rinovuam por tavani nuk është akoma i izoluar dhe është prej balte (qerpiç). Si kryhet izolimi termik në këtë rast?

Izolimi i tavanit prej balte (qerpiç) është i njëjtë me izolimin e çdo hapësire tjetër papafingoje që nuk përdoret ose përdoret herë pas here. Më shumë rreth kësaj në këtë link.

26. Në maj, unë bëra izolimin e papafingos dhe bëra gjithçka sipas udhëzimeve tuaja nga faqja “papafingoja ime”, madje në disa raste kemi shkëmbyer mesazhe me kolegët tuaj nga suporti teknik, lidhur me disa detaje. Sidoqoftë, në papafingon time, nuk durohet nxehtësia gjatë ditës, pavarësisht trashësisë së leshit prej 22 cm. Mund të më shpjegoni se çfarë po ndodh?

Materialet izoluese të leshit të gurit dhe xhamit nuk janë as trupa ngrohës e as ftohës, por ato janë pikërisht: materialet izoluese. Kështu që ata thjesht izolojnë atë që është tashmë brenda. Nëse është ngrohtë brenda, izolimi do ta mbajë të ngrohtin brenda. Nëse është  ftohtë / freskët brenda, izolimi do ta mbajë atë në atë gjendje.


Në mënyrë që leshi i gurit dhe leshi i xhamit të kryejnë funksionin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme, së pari duhet të sigurohen kushtet e dëshiruara në brendësi; çfarë temperaturë të brendshme duam të ruajmë?


Nëse i bëjmë punët në pranverë / verë,  është e nevojshme që pasi të përfundoni punën, të pastroni, ventiloni dhe ftohni hapësirën (me ndihmën e ventilatorit ose kondicionerit). Pas kësaj, izolimi do të mbajë një temperaturë kaq të këndshme brenda dhe do ta grumbullojë te nxehtin që vjen nga jashtë.


Gjithashtu, nëse puna kryhet në vjeshtë ose dimër, është e nevojshme të pastroni, ventiloni dhe ngrohni hapësirën pasi të keni përfunduar punën, pas së cilës leshi mineral do të mbajë nxehtësinë brenda, njëkohësisht duke parandaluar të ftohtin nga jashtë të hyjë në ambientin e brendshëm.

27. Kam në plan të bëj punime në papafingon time me lartësi, nuk ka pllaka, por planifikoj ta ndaj pjesën e papafingos nga tavani me pllaka gipsi. Izolimin do ta bëj me lesh xhami duke mbushur trarët me lesh, një shtresë shtesë leshi nën trarë, dhe pastaj do ta mbyll me pllaka gipsi. Sipas shkrimit tuaj, në pjesën e jashtme vendoset një membranë e përshkueshme nga avulli, dhe në fund një barrierë avulli, midis dy shtresave të leshit. Pyetja është: a duhet vendosur një barrierë avulli poshtë kulmeve, dhe sipër saj leshin dhe gipsin, ose dy llojet e leshit, dhe pastaj një barrierë avulli dhe pllaka gipsi?

Barriera e avullit vendoset vetëm mbi gips dhe nën shtresën e poshtme të leshit. Nuk ka nevojë për shtresë tjetër të barrierës së avullit ndërmjet leshit.

28. A i rekomandoni pllakat OSB si pjesë të izolimit të papafingos apo është i mjaftueshëm vetëm leshi?

Shumë shpesh zgjidhja realizohet me pllaka OSB. Në faqen tonë të specializuar “Papafingoja ime”, ne kemi parashtruar të dyja zgjidhjet, me dhe pa pllaka OSB, klikoni këtu.


Në përgjithësi, pllaka OSB nuk është e nevojshme. Gjithashtu, ajo nuk është e përshkueshme nga avulli (që shumë veta nuk e dinë dhe e vendosin lehtësisht në çati), kështu që ajo nuk do të kontribuonte në ‘frymëmarrjen’ e çatisë tuaj. Nëse insistoni në një çati me dërrasa, nga pikëpamja e kalimit të avullit, dërrasat janë një zgjidhje më e mirë. Shënim: çatia funksionon mjaft mirë pa vendosjen e dërrasave, nëse zbatohen të gjitha rregullat e instalimit.

29. Jam i interesuar për të bërë izolimin e hapësirës së papafingos. Bëhet fjalë për një soletë të pjerrët betoni. Vendosa membranë najloni, pastaj lesh xhami, dhe përsëri najlon, por kam problem me lagështinë poshtë pllakave në papafingo. Nëse mund të me jepni disa këshilla, do të isha mirënjohës.

Është e vërtetë që leshi nën çati duhet të mbrohet nga depërtimi i nxehtësisë, të ftohtit dhe lagështisë dhe kjo bëhet nëpërmjet membranave të veçanta të çatisë, të cilat janë në të njëjtën kohë të papërshkueshme nga uji (parandalojnë depërtimin e lagështisë në izolimin nga lart), por janë të përshkueshme nga poshtë për avullin: lejojnë që lagështia e krijuar në hapësirën e brendshme të dalë jashtë, përmes membranës dhe izolimit. Prandaj, vetëm membranat speciale të destinuara për atë qëllim duhet të vendosen në çati.
Për shkak se najloni nuk është i përshkueshëm nga avulli, tek ju, siç pritej, ka ndodhur kondensimi. E vetmja zgjidhje do të ishte të zëvendësoni të gjithë sistemin sipas udhëzimeve tona, dhe nëse kjo nuk është e mundur, atëherë provoni hapat në vijim:
1. Hiqeni najlonin
2. Lejoni që leshi të thahet (nëse nuk është zhdukur plotësisht lagështia)
3. Blini membranat e duhura dhe ribëjeni sistemin sipas udhëzimeve tona

30. Do të doja të dija nëse është e nevojshme ta instaloj membranën LDS 0.02 në pjesën e brendshme, para izolimit termik, në qoftë se tashmë ka shtresë alumini poshtë mbulesës së çatisë dhe sipër dërrasave (çati me dërrasa). Shtresat janë vendosur 10 vjet më parë.

Nëse mendoni se shresa e aluminit nuk është e dëmtuar, nuk ka nevojë të vendosni Homeseal LDS 0.02.

Seksioni 4: Tavanet e varur, tavanet / dyshemetë, izolimi i zërit

1. Për shkak të fëmijëve, ne vendosëm të bëjmë një mur ndarës në dhomën e gjumit, kështu që ne jemi të interesuar të dimë se cili material është më i mirë për t'u përdorur për izolimin e zërit?

Për izolimin e murit ndarës midis dy dhomave në të njëjtin apartament, ju rekomandojmë lesh mineral xhami Ekoroll, i cili ka veti të përthithjes së zërit, e cila është kërkesa juaj kryesore. Përndryshe, mund të instaloni izolim me lesh mineral guri, p.sh. produkt NaturBoard FIT PLUS

2. Pas izolimit të brendësisë së banesës, dua të filloj punimet në tavan. Unë dua të blej lesh guri FKD-S, i cili, sipas rekomandimeve, është më i miri për izolimin e zërit. Mbi apartamentin ku kam ndërmend të bëj punime, ndodhet një apartament i cili është funksional, ju lutem më tregoni cila është trashësia e mjaftueshme e leshit të gurit për këtë lloj izolimi? Përveç kësaj, dua të di sa kollë do të shpenzohet për m2?


Duke vendosur lesh mineral guri në tavan, ju mund të zvogëloni një pjesë të konsiderueshme të zhurmës që vjen nga apartamenti sipër jush. Produkti quhet FKD-S Thermal dhe është zgjidhja më e mirë për këtë lloj riparimi.
Trashësia e rekomanduar e leshi të gurit në këtë rast do të ishte 8 cm ose më shumë, në varësi të sasisë së zhurmës që depërton në ambientin tuaj. Konsumi i ngjitësit për leshin e gurit është ~6 kg /m2.

3. Unë jam i interesuar të di se cili lesh mineral përdoret për një tavan të varur? A bëhet dhe në tavan, njësoj si në muret e jashtme nga ana e brendshme, barriera e avullit? Kjo më intereson vetëm për izolimin e plotë të hapësirës së brendshme. Duhet të keni parasysh që për fat të keq e izolova shtëpinë me polisterol, pasi nuk kisha njohuri mbi këtë fushë, ndaj me këtë izolim të brendshëm dua të përmirësoj efikasitetin akustik dhe termik.

Për izolimin e tavanit të varur mund të përdoret çfarëdolloj leshi mineral (rekomandim-lesh guri NaturBoard FIT PLUS, ose xhami - rekomandojmë Unifit 035).
Sa i përket barrierës së avullit, keni të drejtë, është e nevojshme gjithmonë kur izolimi është i instaluar nga pjesa e brendshme sepse ajo kontrollon kalimin e avullit nga brenda dhe e mbron izolimin duke i zgjatur jetëgjatësinë.


Për sa i përket tavanit të varur, rekomandimi ynë është Homeseal LDS 35, i cili vendoset poshtë leshit, d.m.th. në anën më të ngrohtë të izolimit, me anën e printuar (shkrimin) të membranës së kthyer nga brenda.

4. Kur bëhet izolimi i brendshëm, më intereson të di nëse muri bëhet nga dyshemeja deri në tavan apo deri në lartësinë e tavanit të varur, dhe si është rendi i punimeve? E kam fjalën për tavanin, muret ose dyshemenë. A ekziston mundësia e kondensimit në izolimin e bërë në këtë mënyrë?

Izolimi përfundimisht duhet të bëhet në të gjithë lartësinë e murit; kurrë nuk e dini nëse do të ndryshoni apo do ta hiqni tavanin e varur, i cili  është pjesë e dizajnit të brendshëm. Për sa i përket mundësisë së kondensimit, ajo kontrollohet nga përllogaritja e fizikës ndërtimore (inxhinierët tanë e ofrojnë atë si një shërbim në programin tonë KnaufTerm2). Padyshim është e nevojshme të instaloni një membranë avulli në anën e ngrohtë të izolimit, në mënyrë që të shmangni formimin dhe akumulimin e kondensimit në shtresën izoluese të leshit mineral. Dhe natyrisht, rendi i punës: mur, tavan dhe dysheme.

5. A është e mundur të izolohet zhurma e tubave të kanalizimit? Hapësira është e vendosur në katin përdhes të ndërtesës, ku tubat e kullimit ndodhen në tavan.

Nëse ju kuptuam saktë, ju dëshironi të izoloheni nga zhurma që vjen nga hapësira poshtë apartamentit tuaj. Problemi që përmendët është mjaft i zakonshëm, por për fat të keq nuk ka zgjidhje të lehtë dhe efikase. Do të ishte e nevojshme të ndërhyhej nga burimi i zhurmës - në katin e parë, d.m.th. në tavanin e asaj hapësire, por lind pyetja nëse kjo është e realizueshme. Nëse po, duke vendosur lesh guri në tavan dhe mbi tub, zhurma do të zvogëlohet shumë.
Nëse kjo nuk është e mundur, ju keni mundësinë e ndërhyrjes nga ana juaj: në dysheme, e cila do të kishte një efekt të kufizuar dhe do të kërkonte instalimin e leshit të gurit në dyshemenë e ashtuquajtur e "shkëputur". Fatkeqësisht, ne nuk jemi në gjendje të ofrojmë asgjë më konkrete si zgjidhje.

6. A ka efekt ta vendos izolimin e zërit (specifikoni cilin) direkt në veshjen dhe nën laminat? Çështja është se dyshemeja tashmë ka një veshje dhe tani është tepër vonë për një dysheme pluskuese.

Në këtë rast, është e mundur të instaloni dysheme pluskuese, por është e nevojshme ta bëni përsëri veshjen, gjë që do të rrisë nivelin e dyshemesë. Për fat të keq, nuk rekomandohet të vendosni laminatin direkt mbi leshin e gurit.


Pra, nëse vendoset përsëri veshja standarde, ne rekomandojmë NaturBoard POD STANDARD, minimum 2cm. Nëse dëshironi të kurseni në trashësinë e mbulimit, mund të merrni lënde të thatë Knauf, e cila është më e hollë se ajo standarde, por në këtë rast leshi i gurit duhet të jetë NaturBoard POD EXTRA.

7. Kam një dilemë. Së shpejti duhet të filloj të bëj punimet në dyshemenë e katit ku banoj. Mora lesh guri POD STANDARD 2 cm. Gjatë transportit, leshi i gurit është zbutur në disa pjesë (skajet, dhe në disa pika). A do të kem probleme kur ta bëj veshjen me çimento, a do të ndikojë kjo në shtresën e rrafshimit? A bëra një gabim qe e zgjodha, ndonjë këshillë se si ta përfundoj dyshemenë?

Leshi i gurit NaturBoard POD STANDARD është lloj i përshtatshëm i leshit për izolim të zërit dhe nxehtësisë së strukturës në mes gjithashtu (e ashtuquajtura "dysheme pluskuese"). Nëse për disa arsye (transporti, ruajtja, etj.), pllakat kanë defekte të dukshme të cilat ju i përmendët, është më mirë t'i lini mënjanë ato dhe mos t’i përdorni, ose t'i shkurtoni ato në mënyrë që të mbetet pjesa "e shëndetshme". Është e rëndësishme që veshja të bëhet siç duhet, trashësia e saj duhet të jetë min. 5cm, duhet të jetë e përforcuar (rrjetë ose fibër) dhe duhet t'i kushtojmë vëmendje që leshi i dyshemesë të shkelet sa më pak të jetë e mundur deri sa të instalohet veshja. Ne ju urojme të përfundoni me sukses punimet e planifikuara dhe të shijoni ambientin e izoluar mirë!

8. Unë kam nevojë për mendimin tuaj ekspert: bëhet fjalë për apartament në katin përdhes ku është ftohtë vazhdimisht si në +40 ashtu dhe në minus,pavarësisht ngrohjes qendrore. Poshtë tyre ndodhen hapësirat e bodrumit dhe pranë tyre një kalim për në oborr, objekti është ndërtim i ri, 12 vite.

Problemi juaj ndahet në shumë pjesë, ja disa këshilla:
Nëse është e mundur dhe nëse deri më tani nuk është bërë izolim, do të ishte mirë të izoloni muret e jashtme drejt korridorit nga pjesa e jashtme e banesës. Më shumë informacion mund të gjeni në këtë link.

Ne gjithashtu rekomandojmë izolimin e dyshemesë nga ana juaj, sipas udhëzimeve këtu.

Nëse kjo nuk është e mundur, dyshemeja mund të izolohet nga ana e bodrumit, në të gjitha mënyrat:
- Duke ngjitur pllakat ose lamellat në tavanin e bodrumit

- Duke vendosur nënstrukturë për tavanin e varur, dhe në mes, vendosni lesh guri ose xhami. Gjithashtu, është e detyrueshme të instaloni një membranë avulli, midis izolimit dhe gipsit.

9. A mund të ngjiten lamellat CLT C1 në llamarinë? Bëhet fjalë është për sallën e një shkolle që është e mbuluar me llamarinë. Çfarë mund të ngjisnim mbi të që të jetë efikase?

CLT C1 lamellat nuk mund të ngjiten në llamarinë.
Ekzistojnë edhe 2 opsione të tjera për rastin tuaj:

a) Të vendoset nën llamarinë nënkonstruksioni për tavan të varur, dhe midis tyre të vendoset lesh xhami ose lesh guri. Një membranë avulli është e detyrueshme në këtë rast, ndërmjet izolimit dhe gipsit.

b) Një mundësi tjetër (ne mendojmë se është shumë më e mirë nga ana termike) është të instaloni një membranë avulli, izolim, membranë të papërshkueshme nga uji, të përshkueshme nga avulli dhe një shtresë të re llamarine nga ana e jashtme (sipërme) të çatisë.

 

10. A ka ndonjë izolim që vendoset gjatë instalimit të laminatit?

Nëse vendoset si një "dysheme pluskuese" klasike, sipas rekomandimeve tona, nën veshje, shtresa përfundimtare mund të jetë pa problem laminati. Për fat të keq, direkt nën laminat nuk rekomandohet vendosja e leshit të gurit.

11. Pyetje në lidhje me izolimin e tavanit për pjesën frontale të ndërtesës: trashësia e izolimit është 10 cm - leshi juaj NatuRoll Pro, pastaj është bërë nënkonstruksioni dhe tani pyetja ime është: a duhet ta instaloj një membranë avulli para se të fiksoj pllakat e gipsit Knauf, rezistent ndaj lagështirës? Mbi të ndodhen pllakat e montimit, polisteroli 3 cm dhe veshja.

Ne ju rekomandojmë të instaloni një membranë avulli, domethënë Homeseal LDS 35 - printimi në membranë duhet të jetë e kthyer nga pjesa e brendshme.

12. Përshëndetje, cila është trashësia normale e leshit për izolim të papafingos midis trarëve, që të mundësojmë izolimin akustik? Poshtë tjegullave është punuar me membranë, bëhet fjalë për shtëpi druri.

Trashësia normale e leshit midis trarëve është trashësia e vete trarëve. Sidoqoftë, për të përmbushur rregullat aktuale termike në Shqipëri për izolimin e çatisë, leshi duhet të shtohet poshtë kulmeve deri në një trashësi totale 15 cm për ndërtesa të reja dhe ndërtesat ekzistuese. Kjo instalohet me ndihmën e një strukture metalike Knauf dhe gjithçka mbyllet me pllaka gipsi. Aktualisht, nuk ka kriter të kërkuar ligjërisht për izolimin akustik, por me këtë trashësi të leshit në çati dhe materialeve të instaluara siç duhet, sigurisht që do të keni mbrojtje adekuate akustike.

13. Kam nevojë për ndihmë për të zgjedhur produktet tuaja të izolimit. Bëhet fjalë për një ndërtesë banimi me çati të sheshtë (tarracë), apartamenti është në katin e fundit. Do të doja të izoloja tavanin nga brenda, pasi ky është opsioni i vetëm. Faleminderit paraprakisht!
Zgjidhja juaj e vetme është një tavan i varur:
• Nënstruktura e profilit Knauf CW
• Mbushja me lesh mineral unifit 035 në profile, trashësia, sa më shumë aq më mirë, 20 cm është ideale
• poshtë leshit, membrana e avullit Homeseal LDS 35 është e detyrueshme, - printimi në membranë duhet të jetë e kthyer nga pjesa e brendshme.
• mbuloni gjithçka me gips

14. Cili nga produktet tuaja është më efektiv për izolimin akustik, leshi xhamit ose NaturBoard Fit-G Plus, ndoshta ka një të tretë?

Të dy këto produkte kanë për qëllim kryesisht izolimin akustik dhe performanca në këtë drejtim është e ngjashme. Ne i japim përparësi të vogël leshi të gurit NaturBoard FIT-G PLUS për shkak të densitetit të tij pak më të lartë, dhe densiteti më i lartë gjithashtu nënkupton mbrojtje më të mirë të akustike.
Gjithashtu, tek muret ndarëse , mund të ndodhë që leshi i xhamit të bjerë pas një kohe (nëse nuk është ngjitur siç duhet), gjë që nuk do të ndodhë me leshin e gurit, sepse është në formë pllakash.

Seksioni 5, Të ndryshme

1. Unë jam i interesuar të di çmimin e përafërt për m2 të Urbanscape Green Roll dhe mbulesës e Urbanscape me një kombinim të sedumit, kam nevoje për këtë informacion para se të filloj të mendoj për një zgjidhje për gjelbërimin e çatisë së një ndërtese. Bëhet fjalë për 25m2. Në vlerësimin tuaj, sa kohë mendoni se mund të duhet? Më pak se një muaj apo më gjatë?

Urbanscape Green Roll ekziston në trashësi prej 2cm (7euro / m2) dhe 4cm (12euro / m2). Sedum kushton rreth 35 euro / m2. Para se të vendosni, duhet të kemi parasysh që këto mallra vijnë nga Sllovenia në mënyrë sporadike dhe kryesisht vetëm për projekte të mëdha, ose me porosi me shumicë, kështu që nëse bëhet fjalë për një sipërfaqe më të vogël, mund t'ju duhet të prisni pak më gjatë.


Ne ju këshillojmë që të dërgoni një pyetje zyrtare te [email protected] dhe kolegu jonë Almir, do t'ju përgjigjet.


2. A ofroni pllaka SmartRoof Knauf por me pjerrësi, për një çati të pjerrët? 

Pyetja nuk është shume e qartë. Nëse jeni të interesuar për një produkt SmartRoof për çatitë e pjerrëta, ju rekomandojmë SmartRoof TOP, i cili instalohet në pjesën e jashtme të strukturës së çatisë.


Nëse ju interesojnë pllakat e pjerrëta, produktet që ju nevojitet janë pykat SmartRoof TOP CTF1 dhe CTF2 – ato bëhen me porosi të veçanta dhe vetëm për projekte të mëdha.