
Siguria ndaj Zjarrit dhe Efikasiteti Energjitik: Kontributi i Knauf Insulation në Ndërtesat e Shqipërisë
Intervistë me Përfaqësuesit e Knauf Insulation në Shqipëri
28.03.2025Një prej metodave më efikase për të arritur klimë të përshatshme në hapësirat e brendshme të një objekti dhe të kursehet energjia është termoizolimi. Ndërtesa me izolim të dobët humb energji nëpërmjet mbështjellësit. Pjesa më e madhe e kësaj energjie humb nëpërmjet çatisë. Kjo përqindje mund të arrijë deri 30-35%. Konstruksioni i çatisë është më së shumti i ekspozuar ndaj ndikimeve atmosferike, ndaj është e domosdoshme të ndërmerren masa, si izolim cilësor i çatisë, mbyllje hermetike të sistemit të izolimit dhe mbrojtje të çatisë nga shiu, bora dhe dielli…
Kur flasim për termoizolimin, më së shpeshti mendojmë për materialin termoizolues, funksioni i të cilit është të mbrojë ndërtesën nga ndryshimet e jashtme të temperaturës dhe të mirëmbahet temperaturë e qëndrueshme në pjesën e saj të brendshme. Për ta quajtur një material termoizolues, ai duhet doemos të ketë koeficient të ulët të përshkueshmërisë së nxehtësisë, që shënohet me shkronjën greke λ (lambda). Lambda e materialit për izolim është gjithmonë më e vogël se 1 W / mK, dhe sa më e vogël që është kjo vlerë aq termoizolues më i mirë është ai material.
Në përzgjedhjen e materialit termoizolues, për një objekt konkret, ndikojnë pothuaj faktorët e njëjtë sikur edhe për çdo material tjetër ndërtimor: kushtet lokale makro dhe mikro klimatike, popullariteti i produktit dhe traditat e ndërtimtarisë, kërkesat specifike dhe çmimi. Ndonëse askush s’është i kënaqur kur çmimi është faktori që e dikton përzgjedhjen, megjithatë gjatë përzgjedhjes së termoizolimit shumica e klientëve kryesisht vendosin në bazë të çmimit.
Megjithatë nuk duhet harruar se sot izolimi nuk e kryen më vetëm funksionin primar – të mbrojë nga të ftohtit ose nga të nxehtit. Përkundër, njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se termoizolimi plotëson edhe disa kërkesa plotësuese:
Përshkueshmëri të avullit – me qëllim që dhomat “të frymojnë”, pra që lagështia prej dhomave mund të dalë pa u penguar jashtë ndërtesës.
Mbrojtje kundër zjarrit – të mbrojë nga zjarri, ndërsa në rast se shpërthen ndonjë zjarr, të parandalohet përhapja e tij. *
Qëndrueshmëri – të qëndrojë derisa të ekzistojë ajo ndërtesë
Izolim të zhurmës – të mbrojë nga zhurma e goditjeve ose të ajrit
Përkrah të gjitha karakteristikave të lartpërmendura të materialit temoizolues duhet të jetë rezistues ndaj lagështisë, kimikateve dhe insekteve.
* Më së miri është që termoizolimi, sa i përket reaksionit ndaj zjarrit, të jetë i klasës A1, pra të jetë material që nuk digjet, si për shembull pambuk mineral guror dhe qelqor.
Pambuk mineral guror është material termoizolues me prejardhje minerare, që përfitohet me shkrirje, në temperatura të larta, të shkëmbinjve vullkanikë – dolomiti, diabazi dhe bazalti.
“Lava” e shkrirë që përfitohet me teknologji të posaçme pastaj ftohet dhe gjatë këtij procesi krijohen fibra, të cilave me ndihmë të materies lidhëse inovative ECOSE® Technology iu jepet forma e pllakave izoluese.
Pambuk mineral qelqor është material termoizolues me prejardhje minerare dhe me përmbajtje të lartë të lëndëve të para që riciklohen, që përfitohet me shkrirje të rërës dhe qelqit të ricikluar.
“Lava” e shkrirë që përfitohet me teknologji të posaçme pastaj ftohet dhe gjatë këtij procesi krijohen fibra, të cilave me ndihmë të materies lidhëse novative ECOSE® Technology iu jepet forma rrotullave dhe pllakave izoluese.
Intervistë me Përfaqësuesit e Knauf Insulation në Shqipëri
28.03.2025Knauf Insulation ka integruar disa nga praktikat më të mira ndërkombëtare në Shqipëri, të cilat kanë ndihmuar në përmirësimin e efikasitetit energjetik, qëndrueshmërisë dhe cilësisë së ndërtesave. Këto praktika janë të bazuara në përvojën e kompanisë në tregje të ndryshme ndërkombëtare dhe kanë sjellë rezultate pozitive në tregun shqiptar. Disa prej këtyre praktikave kryesore janë:
18.12.2024Knauf Insulation ka hartuar një plan strategjik të qartë për zgjerimin dhe konsolidimin e pozitës së saj në tregun shqiptar, duke u fokusuar në inovacion, përmirësimin e efikasitetit energjetik, dhe qëndrueshmërinë. Më poshtë janë disa nga objektivat kryesore të kompanisë për të ardhmen:
18.12.2024