Për Një Botë Më Të Mirë - Zero Karbon

Zero Karbon

Ambicia jonë kryesore është të shkaktojmë sa më pak dëme. Zbuloni se si do të minimizojmë ndikimin e produkteve, impianteve dhe zyrave në të gjithë botën.

Synojmë të ofrojmë produkte dhe zgjidhje me zero gjurmë karboni.

Lexoni më shumë

Jemi të përkushtuar të zvogëlojmë gjurmët mjedisore të të gjithë organizatës krahas uljes së gjurmës së  karbonit.  

Lexoni më shumë

Krahas objektivave dhe angazhimeve afatgjata, kemi krijuar synimet për vitin 2025 që të gjithë mund të fillojnë t'i arrijnë që tani.

Jemi besimplotë se udhëheqja jonë aktuale duhet të mbajë përgjegjësi për ecurinë e secilit objektiv. Nuk duhet t’ia lëmë barrë këtë problem brezit të ardhshëm.

Angazhimet 

Synimet për 2025

Ne do të synojmë të ofrojmë
produkte dhe zgjidhje me zero
përmbajtje karboni.

  • Ne kemi vendosur një qëllim për të zvogëluar përmbajtjen e karbonit të produkteve tona më 2025 me 15% në krahasim me 2019.

  • Një fond i qëndrueshmërisë prej 10% të shpenzimeve të përgjithshme kapitale do t'i kushtohet projekteve të reja që zvogëlojnë emetimet tona të karbonit dhe / ose shkurtojnë mbetjet tona në vend-grumbullimet.

  • Deri në vitin 2025 ne duam të kemi krijuar një rrugëtim që na japi pasqyrë praktike në teknologjitë e reja miqësore me karbonin që ne planifikojmë t'i prezantojmë në të ardhmen në proceset tona të prodhimit.

Ne jemi të përkushtuar për të zvogëluar gjurmët mjedisore të gjithë organizatës përtej përmbajtjes së karbonit.

  • Ne do të krijojmë një proces për të llogaritur gjurmën tonë mjedisore si një organizatë dhe për të zvogëluar këtë gjurmë me të paktën 25%.

 

* Imazhi në kokën e faqes: Pamja e energjisë së gjelbër nga sytë e një shpendi: panele fotovoltaike në impiantin tonë në Škofja Loka, Slloveni

 

Zbuloni se si i vëmë njerëzit në radhë të parë.

Mësoni më shumë

 

Zbuloni se si ofrojmë ekonomi rrethore.

Mësoni më shumë

 

Zbuloni se si krijojmë ndërtesa më të mira.

Mësoni më shumë