Rregulloret për mbrojtjen e të dhënave

Rregulloret për mbrojtjen e të dhënave

Ne në kompaninë Knauf Insulation d.o.o. Beograd (Batajnički drum 16b, 11080 Zemun – Beograd) e marrim shumë seriozisht mbrojtjen e të dhënave tuaja personale dhe i përmbahemi rreptësisht rregullave nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave. Në këtë uebfaqe i mbledhim të dhënat personale vetëm në masën e cila është teknikisht e nevojshme. Të dhënat të cilat i mbledhim nuk do të shiten në asnjë rrethanë dhe nuk do të transferohen tek palët e treta për ndonjë arsye tjetër.   
Shpjegimi në vijim ju ofron një pasqyre të asaj se si e garantojmë këtë mbrojtje dhe çfarë lloji i të dhënave mblidhet për të një qëllim të caktuar.  

Përpunimi i të dhënave lidhur me përdorimin

Kur i qaseni uebfaqes sonë, informatat e përgjithshme teknike në vijim regjistrohen automatikisht: lloji i shfletuesit të internetit, sistemi operativ i përdorur, emri i domenit të ofruesit tuaj të shërbimit të internetit dhe informatat e tjera të ngjashme. Këto janë ekskluzivisht informata nga të cilat nuk mund të nxirret asnjë konkluzion rreth personalitetit tuaj. Kjo mbledhje dhe ruajtje e të dhënave mund të refuzohet në çdo kohë me efekt në të ardhmen.  

Përpunimi i të dhënave personale  

Për shembull, nëse në formularin e kontaktit, i cili është në dispozicion në faqen tonë, është kërkuar nga ju që të shënoni informata personale, siç janë emri, adresa, adresa e emailit dhe numri i telefonit, kjo i nënshtrohet rregulloreve të posaçme dhe mund të bëhet vetëm me pëlqimin tuaj paraprak. Në këtë kontekst, ne do t’i përdorim të dhënat tuaja vetëm për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe sugjerimeve tuaja.  Të dhënat nuk transferohen. Ju mund ta tërhiqni këtë pëlqim në formë të shkruar në çdo kohë me efekt në të ardhmen.  Na kontaktoni.

Përdorimi i shtojcave (plugins) sociale

 

Facebook

Uebfaqet tona përdorin funksionin e ndarjes sociale („shtojcat“) nga rrjeti social Facebook.com, i cili administrohet nga Facebook Inc., Palo Alto, SHBA („Facebook“). Shtojcat identifikohen sipas logos së Facebook.

Nëse qaseni në uebfaqet tona, shtojcat fillimisht do të jenë të çaktivizuara. Shtojcat aktivizohet vetëm pasi që të shtypni një buton të posaçëm. Me këtë aktivizim krijoni një lidhje me Facebook-un dhe shprehni pëlqimin tuaj për transferimin e të dhënave të tuaja Facebook-ut. Nëse jeni i regjistruar në Facebook, Facebook mund të lidhë këtë vizitë me llogarinë tuaj. Nëse e shtypni butonin e caktuar, shfletuesi juaj i internetit i transferon informatat përkatëse drejtpërdrejtë Facebook-ut për përpunim.

Sa i përket informatave mbi vëllimin dhe qëllimin e mbledhjes së të dhënave, përpunimin dhe përdorimin e mëtejshëm të të dhënave nga Facebook-u, si dhe për të drejtat tuaja dhe parametrat të cilat mund t’i konfiguroni për ta mbrojtur privatësinë tuaj, ju lutemi referojuni Njoftimit për mbrojtjen e të dhënave të Facebook-ut: https://www.facebook.com/privacy/explanation.

Në qoftë se nuk dëshironi që Facebook të bëjë mbledhjen e të dhënave rreth jush nëpërmjet uebfaqes sonë, ju duhet të çregjistroheni nga Facebook-u para se të vizitoni uebfaqen tonë.

 

YouTube

Uebfaqja jonë përdor platformën video YouTube, e cila administrohet nga kompania YouTube LLC, 901 Cherry Ave. San Bruno, CA 94066, SHBA. YouTube është një platformë e cila mundëson reproduktimin e skedarëve audio dhe video.

Kur ju qaseni në ndonjë faqe në uebfaqen tonë, player-i i integruar YouTube krijon një lidhje me YouTube për të mundësuar transmetimin teknik të skedarit video ose audio. Pasi që është krijuar lidhja me YouTube, të dhënat i transferohen YouTube.

Sa i përket informatave mbi vëllimin dhe qëllimin e mbledhjes së të dhënave, përpunimin dhe përdorimin e mëtejshëm të të dhënave nga YouTube, si dhe për të drejtat tuaja dhe parametrat të cilat mund t’i konfiguroni për të mbrojtur privatësinë tuaj, ju lutemi referojuni Njoftimit për mbrojtjen e të dhënave të YouTube: https://support.google.com/youtube/answer/7671399?p=privacy_guidelines&hl=en&visit_id=1-636631962646137783-1300950060&rd=1.

 

Google Analytics 

Kjo uebfaqe përdor Google Analytics, një shërbim analitik të internetit  të ofruar nga Google Inc. („Google“). Google Analytics përdor të ashtuquajturat „biskotat“, skedarët tekstual të cilët ruhen në kompjuterin tuaj dhe mundësojnë analizën e përdorimit tuaj të uebfaqes. Informatat në lidhje me përdorimin tuaj të kësaj uebfaqeje (duke përfshirë edhe adresën tuaj IP) të cilat grumbullohen nga “biskota” i transferohen serverit të Google në SHBA dhe ruhet atje. Megjithatë, nëse anonimiteti i IP-së është i mundësuar në këtë uebfaqe, Google paraprakisht e shkurton adresën tuaj IP brenda shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ose nënshkrueseve të tjera të Marrëveshjes për Zonën Ekonomike Evropiane.

Vetëm në raste të jashtëzakonshme, adresa e plotë IP do t’i transferohet serverit të Google në Shtetet e Bashkuara dhe do të shkurtohet atje. Google do t’i përdor këto informata në emër të operatorit të kësaj uebfaqeje për vlerësimin e përdorimit tuaj të uebfaqes, përpilimin e raporteve për aktivitetet në uebfaqen për operatorët e uebfaqeve dhe për t’ju ofruar atyre shërbime të tjera në lidhje me përdorimin e uebfaqes dhe përdorimin e internetit. Adresa IP e transferuar nga shfletuesi juaj gjatë përdorimit të Google Analytics nuk do të lidhet me të dhënat e tjera në posedim të Google.

 

Mosmiratimi i Google Analytics

Ju mund të refuzoni përdorimin e “biskotave” duke zgjedhur parametrat e duhur në softuerin e shfletuesit tuaj, por ju lutemi që të keni parasysh se nëse e bëni këtë gjë, ju ndoshta nuk do të jeni në gjendje t’i përdorni të gjitha funksionet e kësaj uebfaqeje. Për më tepër, ju mund të parandaloni mbledhjen e të dhënave të krijuara nga “biskota” në bazë të përdorimit tuaj të uebfaqes (duke përfshirë edhe adresën tuaj IP) dhe përpunimin e këtyre të dhënave nga Google, duke shkarkuar dhe instaluar shtojcën (plugin) për shfletuesin i cili është në dispozicion në linkun në vijim: (https://tools.google.com/dlpage/gaoptout?hl=de). Informatat shtesë për këtë temë mund të gjenden në adresën https://tools.google.com/dlpage/gaoptout?hl=de ose https://marketingplatform.google.com/about/ (Të dhënat e përgjithshme për Google Analytics dhe mbrojtjen e të dhënave). Dëshirojmë t’ju informojmë se kjo uebfaqe ka zgjeruar Google Analytics duke përdorur kodin  "_anonymizeIp()" për të siguruar mbledhjen anonime të adresave IP (i ashtuquajturi maskim IP)

 

Përdorimi i Google Maps

Kjo uebfaqe përdor Google Maps për shfaqjen e lokacioneve. Google Maps administrohet nga Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, SHBA. Duke përdorur këtë uebfaqe ju pajtoheni që të dhënat e krijuara automatikisht, si dhe të dhënat të cilat i keni futur ju, mund të mblidhen, përpunohen dhe përdoren nga kompania Google, si dhe nga përfaqësuesit e saj ose ofruesit e jashtëm të shërbimit.

Kushtet e përdorimit për Google Maps mund të gjenden në linkun  Kushtet e përdorimit për Google Maps. Më shumë detaje mund t’i gjeni në Qendrën për Mbrojtjen e të Dhënave në google.de:  Rregulloret për Mbrojtjen e të Dhënave .

 

Të drejtat tuaja

Ju keni të drejtë që në çdo kohë t’i merrni informatat mbi të dhënat e ruajtura rreth jush, si dhe për origjinën dhe pranuesit e tyre, së bashku me qëllimin e ruajtjes së të dhënave. 

Përveç kësaj, ju gjithashtu keni të drejtë për korrigjimin ose fshirjen e të dhënave tuaja personale të cilat i kemi mbledhur, e të cilat mund të jenë të paplota, të pasakta apo të vjetruara. Ne çdoherë sigurojmë që të dhënat tuaja të përpunohen vetëm me kusht që kemi autorizim në pajtim me rregulloren bazë për mbrojtjen e të dhënave. Të dhënat personale fshihen nëse e tërhiqni pëlqimin tuaj, nëse përpunimi i të dhënave personale nuk është më i nevojshëm për përmbushjen e qëllimit fillestar ose nëse të dhënat personale përpunohen në mënyrë të paligjshme.  

Ju lutemi na kontaktoni në [email protected] ose përdorni formularin e kontaktit për të kërkuar nga ne që të mos përdorim ose të fshijmë të dhënat tuaja personale, dhe ne do të veprojmë në pajtim me këtë. Të dhënat të cilat janë absolutisht të nevojshme për përpunimin e urdhrave/porosive apo për nevojat afariste, nuk do të përfshihen me këtë anulim apo fshirje. Shpresojmë që ju kuptoni se në rast të revokimit, ne nuk do të jemi më në gjendje të ofrojmë shërbimet posaçërisht të përshtatura sepse ato bazohen në përdorimin e të dhënave të përdoruesve.

Për më tepër, ju keni të drejtë t’i pranoni të dhënat tuaja në një format të strukturuar, aktual dhe të lexueshëm mekanikisht, si dhe që ato të transferohen tek palët e treta.

Nëse konsideroni se i kemi shkelur rregulloret në fuqi për mbrojtjen e të dhënave, ju keni mundësinë të na kontaktoni në [email protected]. Në të kundërtën, e keni të drejtën e ankesës pranë autoritetit mbikëqyrës.  

Me qëllim të mbrojtjes së privatësisë dhe sigurisë tuaj, ne do të ndërmarrim hapa të arsyeshëm për t’ju ndihmuar në verifikimin e identitetit tuaj para se t’ju dërgojmë informatat me postë apo para se të bëjmë korrigjimin ose fshirjen përkatëse.

 

Kontakti

Autoriteti përgjegjës për përpunimin e të dhënave personale në kontekstin e kësaj uebfaqeje është Knauf Insulation d.o.o. Beograd, Batajnički drum 16b, 11080 Zemun – Beograd.

Besimi juaj është i rëndësishëm për ne. Prandaj, ne do të përgjigjemi me kënaqësi në të gjitha pyetjet në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale. Në qoftë se keni ndonjë pyetje në të cilën nuk është dhënë përgjigja me këtë deklaratë për mbrojtjen e të dhënave ose nëse dëshironi të keni më shumë informata të detajuara për një temë specifike, ju lutemi kontaktoni sa herë që dëshironi zyrtarin tonë për mbrojtjen e të dhënave në adresën:  

Knauf d.o.o. Beograd
Batajnički drum 16b
11080 Zemun – Beograd

[email protected].