Si e ripërkufizoi tregun teknologjia ECOSE®?

Si ndikojnë zbulimet e Knauf Insulation në formimin e një botë më të mirë?

By Knauf
June 30, 2021

Përgjegjësia për të qenë kreativ dhe inovativ është e të gjithëve ne. Inovacioni nuk ka të bëjë vetëm me produktet apo sistemet e reja, inovacioni përqafon çdo aspekt të kompanisë tonë, që nga proceset e shkëlqyera të klientëve dhe produkteve e deri te zhvillimi i vazhdueshëm dhe digjitalizimi.

Vendosmëria për një botë më të mirë

Çfarë ka rezervuar e ardhmja inovative për Knauf Insulation?

Në strategjinë tonë të re të qendrueshmërisë ne kemi ndërmarrë një angazhim për një botë më të mirë. Kështu që çdo zbulim që bëjmë në Knauf Insulation duhët të kontribuojë në këtë angazhim.

Çdo zbulim i ardhshëm duhet të zvogëlojë ndikimin e produkteve tona në natyrë, të zhvillojë një rreth vicioz ekonomie duke bërë më shumë dhe duke krijuar më mirë.

Në kontekstin e zgjidhjeve, ne po krijojmë produkte të reja që e kursejnë energjinë për tregun e aplikuar, zgjidhje të reja izoluese me kushte të përmirësuara termike, performancë akustike dhe mbrojtje ndaj zjarrit, koncepte te reja të leshit izolues dhe kemi zgjeruar teknologjinë ECOSE®.

Si e ripërkufizoi tregun teknologjia ECOSE®?

Kur u hodh në treg teknologjia ECOSE® me produktet tona të leshit mineral të qelqit, ajo shënoi një hap të rëndësishëm për industrinë e ndërtimit dhe vazhdimisht ka fituar çmime për qendrueshmërinë e saj solide.

Në shumë aspekte, kjo teknologji ishte një etapë e rëndësishme për Knauf Insulation sepse ishte një demostrim i qartë për përkushtimin tonë kundrejt qendrueshmërisë dhe inovacionit.

Shpeshherë ndërtimi perceprohet më shumë si një industri reaktive sesa kreative. Tradicionalisht rregullorja hyn në fuqi dhe industria reagon por kjo nuk është e mjaftueshme. Nuk ka qenë e mjaftueshme për shumë vite me radhë. Disa kohë më parë Knauf Insulation mori vendimin e mirëmenduar për të qenë inovativ sepse ne besojmë se nuk kishte zgjidhje tjetër. Suksesi i biznesit varet nga inovacioni, zhvillimi i vazhdueshëm.

Që nga viti 2009 inovacioni i qëndrueshëm ka qenë një nxitës jetik i Knauf Insulation. Kjo është përkthyer në zvogëlime prej 23% të përdorimit tonë të energjisë.

Vlerat e brendit tonë janë sfida, krijimi dhe guximi. Ky nuk është një slogan abstrakt, ne jemi të përkushtuar për të sfiduar mendimet kontroverse dhe për të krijuar zgjidhje inovative për një botë më të mirë. Nuk do të ndodhë brenda një nate, por çdo inovacion është një hap tjetër i vogël drejt këtij qëllimi. Duhet të festojmë çdo arritje!

Company news
Qytet i gjelberuar

Përfitimet e Çative të Gjelbra për Mjediset Urbane

Ndërsa qytetet vazhdojnë të rriten dhe të urbanizohen, mjedisi urban përballet me sfida të shumta, nga ndotja e ajrit dhe temperaturat e larta deri te përmbytjet dhe reduktimi i biodiversitetit. Një zgjidhje inovative dhe e qëndrueshme për këto sfida është instalimi i çative të gjelbra. Këto çati, të mbuluara me bimësi dhe shtresa të posaçme të tokës, ofrojnë një sërë përfitimesh për qytetet dhe banorët e tyre. Këtu po rendisim disa prej përfitimeve të çative të gjelbra për mjediset urbane:

23.08.2024
arbanner6.png

KRENAR TË NXJERRIM RAPORTIN "UDHËTIMI I QËNDRUESHMËRISË: PIKAT KRYESORE TË 2023"

Kemi kënaqësinë të njoftojmë nisjen e "Udhëtimit të Qëndrueshmërisë: Pikat kryesore të 2023".

Ky raport tregon arritjet tona të strategjisë së qëndrueshmërisë duke u fokusuar në sigurinë, angazhimin e punonjësve, dekarbonizimin dhe ekonominë rrethore. Gjithashtu thekson se si iniciativat tona të kërkimit, burimeve dhe rinovimit të vitit 2023 po e vendosin efikasitetin e energjisë në zemër të ndërtesave më të mira

07.02.2024