
Siguria ndaj Zjarrit dhe Efikasiteti Energjitik: Kontributi i Knauf Insulation në Ndërtesat e Shqipërisë
Intervistë me Përfaqësuesit e Knauf Insulation në Shqipëri
28.03.2025Dikur, në shumicën e vendeve, vera nënkuptonte pushimet dhe luksin e ditëve më të gjata. Në ditët e sotme, fillimi i verës është shndërruar në një parathënie të ngjarjeve ekstreme të motit, e shoqëruar me lajmet kryesore për zjarret, valët e nxehtësisë dhe një kujtesë dëshpëruese për ndryshimin e klimës globale.
Në 2020-tën, hemisfera veriore përjetoi vitin e saj më të nxehtë, me temperatura që arritën deri në 1.28ºC.
Temperaturat e ajrit do të rriten me dy të tretat deri në vitin 2030
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) është shprehur se kërkesa për energji ftohëse është trefishuar që nga viti 1990, shifër që ka shkuar deri në 8.5% të konsumit global të energjisë. Duke u shndërruar kështu në elementin me rritjen më të shpejtë të nevojës së ndërtesave.
Rreziqet shëndetësore të valëve të nxehtësisë janë të dokumentuara, veçanërisht në mesin e të moshuarve ose atyre me probleme të ndryshme shëndetsore. Kështu që është me rëndësi të tregohet kujdes i veçantë në komoditetin termik. https://bit.ly/3gs7A4U
Në një raport në Mbretërinë e Bashkuar u raportua se deri në 20% të shtëpive në vend shkaktuan mbinxehje për banorët, përqindje kjo e cila u përkthye në 2,000 vdekjeve të lidhura me nxehtësinë brenda 1 viti. Statistikë kjo e cila parashikohet të rritet deri në 7,000 brenda vitit 2050, si rezultat i ndryshimit të klimës, rritjes së urbanizimit dhe popullsisë në plakje.
Stabiliteti i klimës së ndërtesave
Pra, cila është zgjidhja? Si të arrijmë komoditet termik në banesa? Ne duhet ta bëjmë klimën e ndërtesave tona të qendrueshme, të përmirësojmë membranën e godinave, të kuptojmë se si ta rrisim komoditetin termik në ndërtesa, të përqendrohemi në potencialin për uljen e temperaturës dhe duhet gjithashtu të propagandojmë vazhdimisht kursimin e energjisë. Efikasiteti i energjisë është një nga ekspertizat e Knauf Insulation. https://bit.ly/3vrLVhv
Rëndësia e një qasjeje konstruktive
Ne i njohim ndërlikimet e krijimit të një ndërtese me efiçencë të lartë energjie. Ne i kemi dedikuar kërkime të posaçme përmirësimit të çdo aspekti të komoditetit termik, duke ofruar atë që premtohet, një shtëpi e ngrohtë në dimër dhe një shtëpi e freskët dhe e rehatshme në verë.
Duke përdorur ekspertizën tonë disa vjeçare, ne kemi zhvilluar edhe pajisje plotësuese. Të tilla si shtresat e kontrollit të avullit dhe membranat e motit ose temperaturës, që janë të nevojshme për të arritur një mbështjellje të ajrit dhe për të lejuar ndërtesat të marrin frymë më mirë në çdo klimë, duke ruajtur temperaturat e brendshme të rehatshme.
Intervistë me Përfaqësuesit e Knauf Insulation në Shqipëri
28.03.2025Knauf Insulation ka integruar disa nga praktikat më të mira ndërkombëtare në Shqipëri, të cilat kanë ndihmuar në përmirësimin e efikasitetit energjetik, qëndrueshmërisë dhe cilësisë së ndërtesave. Këto praktika janë të bazuara në përvojën e kompanisë në tregje të ndryshme ndërkombëtare dhe kanë sjellë rezultate pozitive në tregun shqiptar. Disa prej këtyre praktikave kryesore janë:
18.12.2024Knauf Insulation ka hartuar një plan strategjik të qartë për zgjerimin dhe konsolidimin e pozitës së saj në tregun shqiptar, duke u fokusuar në inovacion, përmirësimin e efikasitetit energjetik, dhe qëndrueshmërinë. Më poshtë janë disa nga objektivat kryesore të kompanisë për të ardhmen:
18.12.2024