Blog

Si u krijua pambuku guror?

By Knauf
July 06, 2019

HISTORIA

Thonë që pambuku guror u krijua rastësisht, në shek.19-të në Hawaii! Domethënë, llava vullkanike është ftohur dhe shpërndarë nga një erë e fortë, duke krijuar fije fribroze, të cilat më vonë vendasit i kanë përdorur për të mbuluar kasollet e tyre, duke u mbrojtur kështu nga të nxehtit.

Mënyra e prodhimit të pambukut mineral guror për herë të parë u patentua në Amerikë në vitin 1870, ku edhe sot e kësaj dite bazohet në parime të ngjashme: lëndët e para me origjinë minerale shkrihen në temperatura të larta, prej tyre krijohet “llava”, e cila shpërndahet në fibra nga të cilat më vonë krijohen pllaka apo shtresa izolimi - një material unik që në të njëjtën kohë siguron izolim termik dhe akustik, si dhe mbrojtje nga zjarri. 

 

ÇFARË ËSHTË PAMBUKU GUROR DHE PËR ÇFARË SHËRBEN?

Pambuku Guror është material izolues me qëllim për mbrojtje termike, akustike dhe nga zjarri në ndërtim dhe industri. Trendet e ndërtimit, si dhe legjislacioni, kërkojnë një nivel të lartë të efiçencës së energjisë për ndërtesat e reja, si dhe ndërtesat e rinovuara. Në të njëjtën kohë, ndërtimi modern kërkon materiale cilësore, multifunksionale, mundësisht me prejardhje natyrore. Pambuku guror i plotëson të gjitha kërkesat e mësipërme dhe është vendosur si zgjedhja e parë e arkitektëve, investitorëve, kontraktorëve dhe pronarëve të shtëpive. 

 

PRODHIMI NË SERBI 

Pambuku guror në Serbi prodhohet vetëm në fabrikën tonë në Surdulica, që nga viti 1974, gjë që na tregon se ky produkt ka një traditë të gjatë në zonën tonë. Që nga viti kur Knauf Insulation e mori këtë fabrikë në vitin 2005 dhe në mënyrë të konsiderueshme zgjeroi kapacitetet e saj prodhuese, pambuku guror prodhohet sipas parimit të ashtuquajtur BAT (Best Available Technology) – duke përdorur teknologjinë më të mirë në dispozicion. E njëjta teknologji përdoret edhe në fabrikat e tjera të pambukëve mineral si pjesë e Knauf Insulation (pothuajse 40 prej tyre në të gjithë botën).  

Në Surdulica prodhohet pambuku guror i cilësisë së lartë për aplikime të ndryshme: kulme të pjerrëta dhe të rrafshëta, mure të jashtme, të brendshme dhe ndarëse, dyshemeve në tokë dhe konstruksionit ndërmjet etazheve. 

Sot pambuku guror, megjithëse material “i vjetër” konsiderohet si një zgjidhje prestigjioze dhe premium, sepse ofron një kombinim të karakteristikave ndryshe nga çdo produkt tjetër: siguron mbrojtje nga të ftohtit gjatë dimrit dhe të nxehtit gjatë verës, mbrojtje nga zhurmat dhe zjarri, është i përshkrueshëm nga avujt, rezistent ndaj kimikateve dhe mikroorganizmave, i qëndrueshëm, stabwl në aspektin dimensional, nuk nxit zhvillimin e baktereve dhe mykut dhe riciklohet. 

Kërkesa për këtë produkt rritet vit pas viti, pasi rritet ndërgjegjia dhe nevoja për një konsum racional të energjisë. Masa e parë drejt efiçencës së energjisë sigurisht është izolimi, kështu që pambuku guror nga Surdulica, krahas Serbisë përdoret edhe për izolimin e ndërtesave në Rumani, Bullgari, Greqi, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, etj. 

 

LËNDËT E PARA

Pse thuhet se pambuku guror është mineral? Për arsye se lënda e parë bazë për prodhimin e saj është minerali – guri me prejardhje vullkanike (diabaz dhe dolomit, e në masë më të vogël edhe bazalti). Edhe pse termi “gur me prejardhje vullkanike” tingëllon ekzotik, i gjithë guri për prodhim në Surdulicë vjen nga guroret lokale në Serbi. 

 

PROCESI I PRODHIMIT 

1. Guri së bashku me shtimin e materialeve të riciklueshme në formën e briketave dhe lëndëve djegëse ndihmëse – koksit, gazit dhe energjisë elektrike, përzihet sipas një recete të caktuar dhe vendoset në një sobë kupolë ku gjithçka shkrihet në temperaturë prej 1300°C. 

2. Masa e fituar nga procesi i shkrirjes në sobë kupolë në mënyrë të kontrolluar hidhet në rrotat e centrifugës, ku bëhet edhe tjerrja e masës në fibra. Rrotat e centrifugës e shpërndajnë masën në pika; ajri fryn nëpër rrota dhe pikat e krijuara i tërheq në fibra. Në të njëjtën kohë i shtohet lidhësi, sepse vetë fibrat duhet të lidhen. Nëpërmjet kordonës së lidhësit fibrat bien në hapësirën e grumbullimit dhe kështu formojnë të ashtuquajturat shajaku primar i pambukut guror. 

3. Shajaku primar më pas arrin deri te i ashtuquajturi lavjerrës, d.m.th sistemi për vendosjen e pambukut, i cili është një parakusht që pambuku guror të ketë karakteristika të shkëlqyera termoizoluese, pasi siguron shpërndarjen e njëtrajtshme të fibrave dhe shkallë të lartë të ndërlidhshmërisë së tyre (duke krijuar më shumë hapësirë për “mbajtjen e ajrit” në pambukun guror, që është edhe një ndër kushtet primare për funksionimin e materialit izolues – sepse, siç e dimë, ajri është izoluesi më i mirë).

4. Shajaku i tillë kompleks dhe i përpunuar mekanikisht hyn në hapësirën ku kryhet procesi i maturimit, d.m.th. fiksimi i lidhësit, duke formuar kështu karakteristikat teknike përfundimtare të produktit. Procesi kryhet në temperaturën 270°C.

5. Pas daljes nga kjo hapësirë pason edhe prerja, grumbullimi dhe paketimi i produkteve përfundimtare.

 

SI TË DALLOHEN PRODUKTET E PAMBUKUT GUROR? 

Në pamje të parë të gjitha pllakat e pambukut guror janë të njëjta, prandaj si ta kuptojmë se cila duhet përdorur? 

Edhe pse në aspektin e dimensioneve janë identike, çdo produkt i pambukut mineral guror ka karakteristikat e veta teknike, të projektuara posaçërisht për t’iu përshtatur aplikimit në pjesë të caktuara të ndërtimit. Kështu, për shembull një produkt i destinuar për një kulm të pjerrët do të jetë i papërdorshëm në fasadë, ndërsa produkti që përdoret në fasada të ventiluara nuk do të kryejë funksionin e vet në kulm të rrafshët. 

Produktet me karakteristika të ndryshme teknike fitohen sipas recetave të ndryshme dhe rregullimeve të imta gjatë procesit të prodhimit, në mënyrë që të fitohen dendësi dhe trashësi të ndryshme të produkteve. Destinimi i produktit si dhe karakteristikat themelore të tij (koeficienti i përçueshmërisë termike, dimensionet) janë shpjeguar qartë në etiketën e secilit prej produkteve tona. 

Në fund të fundit, ajo që një përdorues duhet të dijë është - ku dëshiron të vendosë izolimin. Sepse për çdo vend në ndërtesë, kemi produkte të përshtatshme!

 

KONTRIBUTI YNË PËR ZHVILLIMIN E INDUSTRISË SË MATERIALEVE IZOLUESE

Vetëm 10 vjet më parë ndodhi një revolucion në industrinë e materialeve izoluese - Knauf Insulation patentoi Ecose Technology, një bio-lidhës unik i bazuar në material të ripërtëritshëm nga natyra, në vend të produkteve të naftës. Kjo teknologji u aplikua për herë të parë në pambukun mineral qelqor në të gjitha fabrikat tona në botë. Në pambukun mineral guror aplikimi ka filluar në vitin 2006 dhe pikërisht në fabrikën tonë në Surdulica! 

Madje edhe natyra e ka bërë të vetën – nga linjat tona të prodhimit u krijua pambuku me ngjyrë kafe! U krijuan produkte në të cilat nuk shtojmë formaldehide, ngjyrë e as akrilik, të cilët bëjnë më pak pluhur dhe priten më lehtë. 

Për këtë teknologji, pambukut mineral të Knauf Insulation, mes çmimeve të tjera iu dha edhe Certifikata Eurofins Gold për cilësinë e ajrit të brendshëm në ambientet ku vendosen. Eurofins është një grup lider ndërkombëtar i laboratorëve që studiojnë dhe testojnë produkte industriale, ndërsa medalja e artë është më e larta që mund të marrë një produkt në kategorinë e tij. 

 

SI NDIKON PROCESI I PRODHIMIT TË PAMBUKUT GUROR NË MJEDISIN JETËSOR 

Që nga viti 2005 e deri më sot në fabrikën e Surdulicës janë investuar mbi 30 milionë euro. Një pjesë e madhe e këtyre parave është e përfshirë në pajisjet më të fundit për pastrimin e gazit dhe ujërave të zeza, në mënyrë që prodhimi industrial të mos e dëmtojë mjedisin në të cilin operojmë. 

Me sistemin më modern të pastrimit të gazërave të tymit – pluhuri dhe monoksidi i karbonit janë eliminuar plotësisht, ndërsa pjesa më e madhe e energjisë kthehet mbrapa në procesin e prodhimit. 

Uji teknik nga prodhimi përdoret për ngrohjen e sallës së prodhimit dhe ambienteve administrative. 

Në këtë mënyrë, prodhimi i pambukut guror dhe vetë produktet janë të qëndrueshme, si dhe objektet në cilat janë vendosur ato.

Company news
Qytet i gjelberuar

Përfitimet e Çative të Gjelbra për Mjediset Urbane

Ndërsa qytetet vazhdojnë të rriten dhe të urbanizohen, mjedisi urban përballet me sfida të shumta, nga ndotja e ajrit dhe temperaturat e larta deri te përmbytjet dhe reduktimi i biodiversitetit. Një zgjidhje inovative dhe e qëndrueshme për këto sfida është instalimi i çative të gjelbra. Këto çati, të mbuluara me bimësi dhe shtresa të posaçme të tokës, ofrojnë një sërë përfitimesh për qytetet dhe banorët e tyre. Këtu po rendisim disa prej përfitimeve të çative të gjelbra për mjediset urbane:

23.08.2024
arbanner6.png

KRENAR TË NXJERRIM RAPORTIN "UDHËTIMI I QËNDRUESHMËRISË: PIKAT KRYESORE TË 2023"

Kemi kënaqësinë të njoftojmë nisjen e "Udhëtimit të Qëndrueshmërisë: Pikat kryesore të 2023".

Ky raport tregon arritjet tona të strategjisë së qëndrueshmërisë duke u fokusuar në sigurinë, angazhimin e punonjësve, dekarbonizimin dhe ekonominë rrethore. Gjithashtu thekson se si iniciativat tona të kërkimit, burimeve dhe rinovimit të vitit 2023 po e vendosin efikasitetin e energjisë në zemër të ndërtesave më të mira

07.02.2024