Tavanet e varur, tavanet / dyshemetë, izolimi i zhurmave

By Knauf
December 28, 2020

Tashmë e dimë të gjithë se një izolim cilësor është i domosdoshëm për një jetesë të rehatshme dhe të shëndetshme në banesat tuaja, si dhe jetëgjatësinë e tyre. Pavarësisht kësaj, ka shumë paqartësi dhe pyetje që ju ndani çdo ditë me ne, përmes postës elektronike, telefonit apo rrjeteve sociale. Ndër vite, ne i kemi mbledhur dhe grupuar sipas tematikave të gjitha pyetjet tuaja, duke filluar nga ato më të përgjithshme deri tek ato më specifike dhe të detajuara, si dhe përgjigjet për to. Gjithçka është përgatitur për ju nga inxhinierët tanë të mbështetjes teknike.
Në vijim, ju ftojmë të lexoni pyetjet dhe përgjigjet e plotësuara dhe të përditësuara – në lidhje me gjithçka që keni dashur të dini për izolimin me leshin mineral.

1. Për shkak të fëmijëve, ne vendosëm të bëjmë një mur ndarës në dhomën e gjumit, kështu që ne jemi të interesuar të dimë se cili material është më i mirë për t'u përdorur për izolimin e zërit?

Për izolimin e murit ndarës midis dy dhomave në të njëjtin apartament, ju rekomandojmë lesh mineral xhami Ekoroll, i cili ka veti të përthithjes së zërit, e cila është kërkesa juaj kryesore. Përndryshe, mund të instaloni izolim me lesh mineral guri, p.sh. produkt NaturBoard FIT PLUS

2. Pas izolimit të brendësisë së banesës, dua të filloj punimet në tavan. Unë dua të blej lesh guri FKD-S, i cili, sipas rekomandimeve, është më i miri për izolimin e zërit. Mbi apartamentin ku kam ndërmend të bëj punime, ndodhet një apartament i cili është funksional, ju lutem më tregoni cila është trashësia e mjaftueshme e leshit të gurit për këtë lloj izolimi? Përveç kësaj, dua të di sa kollë do të shpenzohet për m2?


Duke vendosur lesh mineral guri në tavan, ju mund të zvogëloni një pjesë të konsiderueshme të zhurmës që vjen nga apartamenti sipër jush. Produkti quhet FKD-S Thermal dhe është zgjidhja më e mirë për këtë lloj riparimi.
Trashësia e rekomanduar e leshi të gurit në këtë rast do të ishte 8 cm ose më shumë, në varësi të sasisë së zhurmës që depërton në ambientin tuaj. Konsumi i ngjitësit për leshin e gurit është ~6 kg /m2.

3. Unë jam i interesuar të di se cili lesh mineral përdoret për një tavan të varur? A bëhet dhe në tavan, njësoj si në muret e jashtme nga ana e brendshme, barriera e avullit? Kjo më intereson vetëm për izolimin e plotë të hapësirës së brendshme. Duhet të keni parasysh që për fat të keq e izolova shtëpinë me polisterol, pasi nuk kisha njohuri mbi këtë fushë, ndaj me këtë izolim të brendshëm dua të përmirësoj efikasitetin akustik dhe termik.

Për izolimin e tavanit të varur mund të përdoret çfarëdolloj leshi mineral (rekomandim-lesh guri NaturBoard FIT PLUS, ose xhami - rekomandojmë Unifit 035).
Sa i përket barrierës së avullit, keni të drejtë, është e nevojshme gjithmonë kur izolimi është i instaluar nga pjesa e brendshme sepse ajo kontrollon kalimin e avullit nga brenda dhe e mbron izolimin duke i zgjatur jetëgjatësinë.


Për sa i përket tavanit të varur, rekomandimi ynë është Homeseal LDS 35, i cili vendoset poshtë leshit, d.m.th. në anën më të ngrohtë të izolimit, me anën e printuar (shkrimin) të membranës së kthyer nga brenda.

4. Kur bëhet izolimi i brendshëm, më intereson të di nëse muri bëhet nga dyshemeja deri në tavan apo deri në lartësinë e tavanit të varur, dhe si është rendi i punimeve? E kam fjalën për tavanin, muret ose dyshemenë. A ekziston mundësia e kondensimit në izolimin e bërë në këtë mënyrë?

Izolimi përfundimisht duhet të bëhet në të gjithë lartësinë e murit; kurrë nuk e dini nëse do të ndryshoni apo do ta hiqni tavanin e varur, i cili  është pjesë e dizajnit të brendshëm. Për sa i përket mundësisë së kondensimit, ajo kontrollohet nga përllogaritja e fizikës ndërtimore (inxhinierët tanë e ofrojnë atë si një shërbim në programin tonë KnaufTerm2). Padyshim është e nevojshme të instaloni një membranë avulli në anën e ngrohtë të izolimit, në mënyrë që të shmangni formimin dhe akumulimin e kondensimit në shtresën izoluese të leshit mineral. Dhe natyrisht, rendi i punës: mur, tavan dhe dysheme.

5. A është e mundur të izolohet zhurma e tubave të kanalizimit? Hapësira është e vendosur në katin përdhes të ndërtesës, ku tubat e kullimit ndodhen në tavan.

Nëse ju kuptuam saktë, ju dëshironi të izoloheni nga zhurma që vjen nga hapësira poshtë apartamentit tuaj. Problemi që përmendët është mjaft i zakonshëm, por për fat të keq nuk ka zgjidhje të lehtë dhe efikase. Do të ishte e nevojshme të ndërhyhej nga burimi i zhurmës - në katin e parë, d.m.th. në tavanin e asaj hapësire, por lind pyetja nëse kjo është e realizueshme. Nëse po, duke vendosur lesh guri në tavan dhe mbi tub, zhurma do të zvogëlohet shumë.
Nëse kjo nuk është e mundur, ju keni mundësinë e ndërhyrjes nga ana juaj: në dysheme, e cila do të kishte një efekt të kufizuar dhe do të kërkonte instalimin e leshit të gurit në dyshemenë e ashtuquajtur e "shkëputur". Fatkeqësisht, ne nuk jemi në gjendje të ofrojmë asgjë më konkrete si zgjidhje.

6. A ka efekt ta vendos izolimin e zërit (specifikoni cilin) direkt në veshjen dhe nën laminat? Çështja është se dyshemeja tashmë ka një veshje dhe tani është tepër vonë për një dysheme pluskuese.

Në këtë rast, është e mundur të instaloni dysheme pluskuese, por është e nevojshme ta bëni përsëri veshjen, gjë që do të rrisë nivelin e dyshemesë. Për fat të keq, nuk rekomandohet të vendosni laminatin direkt mbi leshin e gurit.


Pra, nëse vendoset përsëri veshja standarde, ne rekomandojmë NaturBoard POD STANDARD, minimum 2cm. Nëse dëshironi të kurseni në trashësinë e mbulimit, mund të merrni lënde të thatë Knauf, e cila është më e hollë se ajo standarde, por në këtë rast leshi i gurit duhet të jetë NaturBoard POD EXTRA.

7. Kam një dilemë. Së shpejti duhet të filloj të bëj punimet në dyshemenë e katit ku banoj. Mora lesh guri POD STANDARD 2 cm. Gjatë transportit, leshi i gurit është zbutur në disa pjesë (skajet, dhe në disa pika). A do të kem probleme kur ta bëj veshjen me çimento, a do të ndikojë kjo në shtresën e rrafshimit? A bëra një gabim qe e zgjodha, ndonjë këshillë se si ta përfundoj dyshemenë?

Leshi i gurit NaturBoard POD STANDARD është lloj i përshtatshëm i leshit për izolim të zërit dhe nxehtësisë së strukturës në mes gjithashtu (e ashtuquajtura "dysheme pluskuese"). Nëse për disa arsye (transporti, ruajtja, etj.), pllakat kanë defekte të dukshme të cilat ju i përmendët, është më mirë t'i lini mënjanë ato dhe mos t’i përdorni, ose t'i shkurtoni ato në mënyrë që të mbetet pjesa "e shëndetshme". Është e rëndësishme që veshja të bëhet siç duhet, trashësia e saj duhet të jetë min. 5cm, duhet të jetë e përforcuar (rrjetë ose fibër) dhe duhet t'i kushtojmë vëmendje që leshi i dyshemesë të shkelet sa më pak të jetë e mundur deri sa të instalohet veshja. Ne ju urojme të përfundoni me sukses punimet e planifikuara dhe të shijoni ambientin e izoluar mirë!

8. Unë kam nevojë për mendimin tuaj ekspert: bëhet fjalë për apartament në katin përdhes ku është ftohtë vazhdimisht si në +40 ashtu dhe në minus,pavarësisht ngrohjes qendrore. Poshtë tyre ndodhen hapësirat e bodrumit dhe pranë tyre një kalim për në oborr, objekti është ndërtim i ri, 12 vite.

Problemi juaj ndahet në shumë pjesë, ja disa këshilla:
Nëse është e mundur dhe nëse deri më tani nuk është bërë izolim, do të ishte mirë të izoloni muret e jashtme drejt korridorit nga pjesa e jashtme e banesës. Më shumë informacion mund të gjeni në këtë link.

Ne gjithashtu rekomandojmë izolimin e dyshemesë nga ana juaj, sipas udhëzimeve këtu.

Nëse kjo nuk është e mundur, dyshemeja mund të izolohet nga ana e bodrumit, në të gjitha mënyrat:
- Duke ngjitur pllakat ose lamellat në tavanin e bodrumit

- Duke vendosur nënstrukturë për tavanin e varur, dhe në mes, vendosni lesh guri ose xhami. Gjithashtu, është e detyrueshme të instaloni një membranë avulli, midis izolimit dhe gipsit.

9. A mund të ngjiten lamellat CLT C1 në llamarinë? Bëhet fjalë është për sallën e një shkolle që është e mbuluar me llamarinë. Çfarë mund të ngjisnim mbi të që të jetë efikase?

CLT C1 lamellat nuk mund të ngjiten në llamarinë.
Ekzistojnë edhe 2 opsione të tjera për rastin tuaj:

a) Të vendoset nën llamarinë nënkonstruksioni për tavan të varur, dhe midis tyre të vendoset lesh xhami ose lesh guri. Një membranë avulli është e detyrueshme në këtë rast, ndërmjet izolimit dhe gipsit.

b) Një mundësi tjetër (ne mendojmë se është shumë më e mirë nga ana termike) është të instaloni një membranë avulli, izolim, membranë të papërshkueshme nga uji, të përshkueshme nga avulli dhe një shtresë të re llamarine nga ana e jashtme (sipërme) të çatisë.

 

10. A ka ndonjë izolim që vendoset gjatë instalimit të laminatit?

Nëse vendoset si një "dysheme pluskuese" klasike, sipas rekomandimeve tona, nën veshje, shtresa përfundimtare mund të jetë pa problem laminati. Për fat të keq, direkt nën laminat nuk rekomandohet vendosja e leshit të gurit.

11. Pyetje në lidhje me izolimin e tavanit për pjesën frontale të ndërtesës: trashësia e izolimit është 10 cm - leshi juaj NatuRoll Pro, pastaj është bërë nënkonstruksioni dhe tani pyetja ime është: a duhet ta instaloj një membranë avulli para se të fiksoj pllakat e gipsit Knauf, rezistent ndaj lagështirës? Mbi të ndodhen pllakat e montimit, polisteroli 3 cm dhe veshja.

Ne ju rekomandojmë të instaloni një membranë avulli, domethënë Homeseal LDS 35 - printimi në membranë duhet të jetë e kthyer nga pjesa e brendshme.

12. Përshëndetje, cila është trashësia normale e leshit për izolim të papafingos midis trarëve, që të mundësojmë izolimin akustik? Poshtë tjegullave është punuar me membranë, bëhet fjalë për shtëpi druri.

Trashësia normale e leshit midis trarëve është trashësia e vete trarëve. Sidoqoftë, për të përmbushur rregullat aktuale termike në Shqipëri për izolimin e çatisë, leshi duhet të shtohet poshtë kulmeve deri në një trashësi totale 15 cm për ndërtesa të reja dhe ndërtesat ekzistuese. Kjo instalohet me ndihmën e një strukture metalike Knauf dhe gjithçka mbyllet me pllaka gipsi. Aktualisht, nuk ka kriter të kërkuar ligjërisht për izolimin akustik, por me këtë trashësi të leshit në çati dhe materialeve të instaluara siç duhet, sigurisht që do të keni mbrojtje adekuate akustike.

13. Kam nevojë për ndihmë për të zgjedhur produktet tuaja të izolimit. Bëhet fjalë për një ndërtesë banimi me çati të sheshtë (tarracë), apartamenti është në katin e fundit. Do të doja të izoloja tavanin nga brenda, pasi ky është opsioni i vetëm. Faleminderit paraprakisht!
Zgjidhja juaj e vetme është një tavan i varur:
• Nënstruktura e profilit Knauf CW
• Mbushja me lesh mineral unifit 035 në profile, trashësia, sa më shumë aq më mirë, 20 cm është ideale
• poshtë leshit, membrana e avullit Homeseal LDS 35 është e detyrueshme, - printimi në membranë duhet të jetë e kthyer nga pjesa e brendshme.
• mbuloni gjithçka me gips

14. Cili nga produktet tuaja është më efektiv për izolimin akustik, leshi xhamit ose NaturBoard Fit-G Plus, ndoshta ka një të tretë?

Të dy këto produkte kanë për qëllim kryesisht izolimin akustik dhe performanca në këtë drejtim është e ngjashme. Ne i japim përparësi të vogël leshi të gurit NaturBoard FIT-G PLUS për shkak të densitetit të tij pak më të lartë, dhe densiteti më i lartë gjithashtu nënkupton mbrojtje më të mirë të akustike.
Gjithashtu, tek muret ndarëse , mund të ndodhë që leshi i xhamit të bjerë pas një kohe (nëse nuk është ngjitur siç duhet), gjë që nuk do të ndodhë me leshin e gurit, sepse është në formë pllakash.

Company news
Qytet i gjelberuar

Përfitimet e Çative të Gjelbra për Mjediset Urbane

Ndërsa qytetet vazhdojnë të rriten dhe të urbanizohen, mjedisi urban përballet me sfida të shumta, nga ndotja e ajrit dhe temperaturat e larta deri te përmbytjet dhe reduktimi i biodiversitetit. Një zgjidhje inovative dhe e qëndrueshme për këto sfida është instalimi i çative të gjelbra. Këto çati, të mbuluara me bimësi dhe shtresa të posaçme të tokës, ofrojnë një sërë përfitimesh për qytetet dhe banorët e tyre. Këtu po rendisim disa prej përfitimeve të çative të gjelbra për mjediset urbane:

23.08.2024
arbanner6.png

KRENAR TË NXJERRIM RAPORTIN "UDHËTIMI I QËNDRUESHMËRISË: PIKAT KRYESORE TË 2023"

Kemi kënaqësinë të njoftojmë nisjen e "Udhëtimit të Qëndrueshmërisë: Pikat kryesore të 2023".

Ky raport tregon arritjet tona të strategjisë së qëndrueshmërisë duke u fokusuar në sigurinë, angazhimin e punonjësve, dekarbonizimin dhe ekonominë rrethore. Gjithashtu thekson se si iniciativat tona të kërkimit, burimeve dhe rinovimit të vitit 2023 po e vendosin efikasitetin e energjisë në zemër të ndërtesave më të mira

07.02.2024