Udhëzim hap pas hapi, për izolimin e nënçatisë

By Knauf
March 15, 2021

Instalimi i sistemeve LDS

1. Për çatinë, duhet që nga ana e sipërme e trarëve, të vendoset mbështjellësi i depërtueshëm për avullin por rezistues ndaj ujit, Homeseal LDS 0.02 (drejtpërdrejtë përmes brirëve, siç është treguar në fotografi, ose përmes distancës ndërmjet pllakave të vendosura).

2. Vidhosja e profileve Knauf UD në distancë nga trarët është e njëjtë me trashësinë e leshit të xhamit (Unifit 035 ose Ekoroll) që do të vendoset përmes trarëve.

3. Të vidhosen kapëse ( në distancë prej 40-50cm), të dala jashtë nga trarët në një gjatësi të njëjtë me trashësinë e leshit të xhаmit (Unifit 035 ose Ekoroll) e cila do të vendoset midis trarëve.

4. Hapet paketa e leshit guror Knauf Insulation, NaturBoard FIT PLUS, 12cm me prerje gjatësore (*trashësia e NaturBoard FIT PLUS duhet të jetë e njëjtë me lartësinë e trarut. Marrim si shembull rastin më të zakonshëm – 12cm).

5. Ri-matja e distancës së trarëve.

6. Paneli i leshit guror, NaturBoard FIT PLUS, duhet të prihet 0,5-1cm me gjerë se distanca e trarëve.

7. Vendosen panelet e leshit guror, NaturBoard FIT PLUS, ndërmjet trarëve njëri pranë tjetrit.

8. Hapet një rrotull leshi qelqor Knauf Insulation, Unifit 035 ose Ekoroll, 16cm (*trashësia e përgjithshme e izolimit termik duhet të jetë 28cm).

9. Me leshin qelqor mbulohen trarët duke i ngecur tek kapëset.

10. Vendosen profilet Knauf CD duke u lidhur me kapëset.

11. Përgatitet pengesa aktive e avullit Knauf Insulation, Homeseal LDS 5, dhe shiriti ngjitës universal, Homeseal LDS Solifit.

12. Pengesa aktive e avullit, Homeseal LDS 5, vendoset përmes profilit CD, me kapak prej 10-15cm me mbyllje 100% të cepave me shiritin Homeseal LDS Solifit.

13. Në profilet CD vidhosen Knauf panelet nga gjips-kartoni (GKB).

14. Të gjitha elementet e  sistemit LDS janë vendosur dhe nënçatia juaj tashmë ka izolim termik ideal.